Adelajda dhe Bjordi – Biseda

bbjordiadela-5maj-big-brother-albania-205/05/09 00:12

Adela është e shqetësuar se si do përfundojë kjo javë. Ajo analizon lojën që ka bërë deri tani dhe se cfarë i ka dhënë publikut, por njëkohësisht edhe atë të kundërshtarëve të kësaj jave. Ajo mendon se cfarë kishte për të dhënë e ka dhënë dhe se misioni i saj mund të ketë mbaruar. Për Mozën ajo thotë se ka gjithë Kosovën që e mbështet dhe se kohët e fundit ka filluar të japë më shumë nga vetja. Bjordi, i cili përpiqet t’i japë kurajo, i thotë se të paktën ajo ka dhënë dicka, ndërsa Moza nuk ka dhënë asgjë përvecse ka qeshur e është parë në pasqyrë dhe duke i parë gjërat nën këndvështrimin e një fëmije. Ai mendon se edhe njerëzit në Kosovë nuk do jenë joobjektivë që të përkrahin mozën vetëm se ka lindur aty, por do përkrahin Adelën për cfarë ka bërë. “Ti ke vuajtur e po vuan në këtë shtëpi dhe lodhja jote do të vlerësohet”- i thotë ai. Adela i thotë se kur dëgjon Bjordin nga njëra anë, ndjehet mirë, por kur dëgjon fjalët e Arit që i thotë se misioni i saj ka mbarur, i duket sikur asgjë nga ato që donte të bënte nuk është bërë. Ajo shprehet se nuk ka ardhur vetëm për veten, por edhe për ata njerëz që janë si ajo. Sipas saj, qëllimi ishte që të ndryshonte dhe t’ia përcillte këtë mesazh edhe atyre njerëzve, por ka nevojë për një konfirmim që ia ka arritur qëllimit. Bjordi i thotë se asaj i duhet një konfirmim nga njerëzit që i qëndrojnë afër, gjë që e ka marrë, ndërsa për të tjerët nuk duhet të presi sepse atyre nuk u intereson kjo gjë që po bën ajo, pasi mendojnë për lojën e tyre; për të tjerët që janë jashtë shtëpisë, opinionin publik, cdo gjë do të duket kur të dalin nga loja.

Bjordi : Të sulmojnë për të ecur vetë

05/05/09 00:37

Bjordi mendon se Ari nuk ka interes që ta mbajë Adelën brenda dhe ndaj shprehet ashtu tek ajo, por Adela nuk duhet të ndikohet nga ai. Ai shton se Adela ka bërë një luftë për të ndryshuar ndikimin e të tjerëve tek ajo dhe këtë gjë duhet ta cojë deri në fund e të mos ndikohet nga fjalët e Arit. Sipas tij, Ari ka zgjedhur të luajë kundra saj për të arritur vetë sa më lart, pasi Mozën e mendon si një kundërshtare të lehtë dhe nuk e ndjen veten të rrezikuar prej saj. Bjordi i thotë se përse Ari nuk zgjodhi t’i thojë fjalë të mira, por po e sulmon, pasi këtë gjë e bën për të eleminuar një kundërshtare sepse e di mirë që Adela ndikohet nga fjalët e këqija. “Ti shiko luftën tënde”- shprehet ai.

Adelajda : E vlerësoj Sorin për mbështetjen
05/05/09 01:00

Duke biseduar për mbështetjen që i japin banorët e tjerë Adelës, Bjordi shprehet se ai dhe Adi e mbështesin vërtet duke e sjellë Adelën në këtë pozitë që është, ndërsa Moza nuk e kupton luftën e saj. Për Sorin ai mendon se është duke bërë lojën e tij dhe shikon interesat e veta. Adela e kundërshton dhe thotë se Sori ishte një ndër ata që tha se fitoren do t’ia jepte Adelës. Ajo mendon se Sori nuk i thotë kot këto gjëra, por i mendon vërtetë mirë para se t’i thojë. Adela shton se edhe Moza e tha një gjë të tillë, por e thotë sepse e do atë. “Në këtë pkë ku jam, mua nuk më intereson se cili më do, por cili më vlerëson atë që kam bërë”- shprehet Adela. Ajo mendn se kjo gjë është shumë e rëndësishme për të dhe e vlerëson shumë Sorin për këtë që i ka thënë pasi e konsideron një mbështëtje të madhe. “Për mua, gjëja më e rëndësishme është që në këto ditë që përjetoj këtu dhe kur të dal, dua të kem mbështetjen dhe vlerësimin për atë që kam bërë”. Adela shton se tani nuk ka më rëndësi jeta e saj, puna e saj, profesioni i saj, por kjo gjë dhe mesazhi që përcolli gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.