Per Bjordin : Të tjerët punojnë , ti rri shtrirë

adelabjord-punet04-big-brother-albania-204/05/09 14:58

Adi dhe Adelajda marrin iniciativën për të bërë punët e shtëpisë dhe për këtë duan të angazhojnë dhe banorët e tjerë. Adi i kërkon Arjanit që ta ndihmojë , por ai nuk pranon duke u shtrirë në kopësht. Adi thotë:-“Kështu është kur nuk e nominoni!” Fakti që janë pak veta kërkon që të angazhohen të gjithë në punët e shtëpisë mendon Adelajda. Mimoza që është ulur në kopësht i thotë që t`i lënë për nesër në mëngjes , pasi ajo është rregulluar dhe nuk pranon të bëj punë. Adelajda mendon që nuk kanë ndonjë gjë më të mirë për të bërë. Bjordi preferon që të shtrihet dhe mos të bëj punë. Adelajda përpiqet ta ngrejë dhe i thotë:-“Të tjerët bëjnë punë, ti rri shtrirë!”