Cani Lazoja: Me thuaj se sme do
Cani Lazoja u lind në Ulqin në vitin 1978. Me muzikë ka filluar të merret që si fëmijë. Në vitin 1993 së bashku me MC Sandrin ka krijuar grupin “Piratët”.
Deri tani ka nxjerrë gjithsej pesë albume. Albumi i tij i parë me titull “Në parajsën tonë” në bashkëpunim me këngëtaren Enkela Bisha ka dalë në vitin 1995. Në vitin 1996 me grupin “Piratët” realizon albumin “Gjeneracioni i fundosur 1”, ku hit ishte kënga “Ani mori nuse” e kënduar në bashkëpunim me Rambo Amadeus dhe Lekë Dedvukaj, kurse më pas “Gjeneracioni i fundosur 2”, ku veçohet kënga “Vaj si qenka ba dynjaja”, ku vokalist ishte këngëtari i mirënjohur Bashkim Alibali.
Në vitin 2002 Cani nxjerr albumin e tij të katërt “Kujtimet e verës” nën produksionin “Lori” nga Prishtina, ndërsa në vitin 2004 albumin “Albanian party” që pati sukses në rrafshin mbarëkombëtar.
Ndërkohë, po punon në nxjerrjen e albumit të ri për të cilin thotë se pritet të dalë në verë.
Cani Lazoja nuk do ndalet këtu,por siç kalxon Thash e them nga ulqini vera vjen me shumë risi……..në Ulqin!
Presim Cani të na befasosh si gjithmon.
Lajme nga Ulqini