Hajdinaga: Turizmi i Ulqinit i përshtatet krizës

May 8, 2009   | Ekonomia / Ekonomija

plazhi-copakabana_ulqin_mali-i-ziMinistrat e turizmit nga Shqipëria dhe Mali i Zi thonë se çmimet sivjet do të jenë më të lira, për shkak të krizës globale.

Zyrtarë te turizmit te Malit te Zi, te merkuren ne Prishtine treguan se oferta e sivjetme u eshte pershtatur rrethanave te reja, perkatesisht krizes globale. Ministri i turizmit, Predrag Neneziq, ne konferencen per shtyp tha se aranzhmanet e sivjet jane 10 deri 20 per qind me te lira, e ne disa raste ato shkojne deri ne 35 per qind krahasuar me vjet. Kjo oferte e ben optimist edhe prefektin e Ulqinit, Gezim Hajdinagen, i cili gjate shtate diteve do te promovoje oferten turistike te ketij qyteti bregdetar. Ai ka shprese se sivjet atje do te pushojne me shume se 200 mije kosovare, sa ishin vjet. Premton se Ulqini eshte me i pergatitur se vjet, si per nga sherbimet publike, ashtu edhe numri i shtreterve ne hotele te sektorit privat. “Neve na gezon edhe perfundimi i autostrades Durres – Morine. Ajo ngrit vleren e turizmit gjitheshqiptar . Permes kesaj rruge Ulqini do te jete me afer Kosoves”, tha Hajdinaga. Njeherit ai garanton siguri te plote per te gjithe pushuesit qe mesyjne kete shtet dhe thote se nuk ka asnje problem sa i perket dokumentacionit qe kane kosovaret. “Nuk eshte i vertete lajmi se Mali i Zi refuzon dokumentet qe mbajne vulen e Republikes se Kosoves”, garanton ministri Neneziq. Poashtu, ministri paralajmeroj mundeisne qe ne prag te fillimit te sezonit turistik te vendosen linjat ajrore Prishtine – Podgorice dhe Prishtine- Tivat. Te gjitha keto deklarata u bene te merkuren ne Prishtine ne kuader te Panairit te Turizmit. Ne diten e pare, permes nje konference per media, u be promovimi i ofertes malazeze, ndersa te enjten kete do ta bejne autoritet nga Shqiperia. Panairi, i organizuar nga CEO dhe i ndihmuar nga Ministria e Tregtise dhe e Industrise se Kosoves, ka tubuar numrin me te madh te operatoreve turistike te Shqiperise, Malit te Zi, Maqedonise dhe te Kosoves. Madje sivjet ai eshte me mire i organizuar, qofte per nga numri i pjesemarreseve, menyra e rregullimit te stendave, si dhe formes se prezantimit te ofertes. “Ky eshte nje treg konkurrent, i cili kete here po vepron ne baza te bashkepunimit. Turizmi rajonal po behet me i fuqishem pikerisht per shkak te formave te bashkimit”, tha ministri i Turizmit te Shqiperise, Ardian Turku. Ai tha se Shqiperia ka bere mjaft investime per te permiresuar oferten turistike. Posacerisht kjo verehet ne infrastrukture. Panairi i Turizmit dhe Panairi i Edukimit per tri dite do te jene te hapur ne ambientet e Pallatit te Rinise dhe te Sporteve ne Prishtine.

Tinka Kurti

Gazeta Express
YouTube Preview Image

1