Millo Gjukanoviq, sërisht kryeministër

May 8, 2009   | Politika

predsjednik-crne-gore-filip-vujanovicPodgoricë, 7 maj:Kryeministri i deritanishëm i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, u ngarkua sot nga presidenti Filip Vujanoviq, me krijimin e një qeverie të re në Mal të Zi, duke pasur kështu mundësinë të përmbushë për herë të gjashtë mandatin e kryeministrit, u njoftua zyrtarisht. “Jam i bindur se gjatë mandatit të tij të ardhshëm, Gjukanoviq do të përpiqet të kapërcejë efektet e krizës ekonomike botërore dhe të afirmojë Malin e Zi në skenën ndërkombëtare, si dhe të vazhdojë rrugën e tij drejt integrimit evropian dhe euroatlantik”, i deklaroi shtypit presidenti Vujanoviq. Përbërja e qeverisë dhe emërimi i Gjukanoviqit si kryeministër do të konfirmohet nga parlamenti malazez.

Kosova Sot