Ari kundër Mozës?

moza-deh-arjoni-big-brother-albania-2-liveAri: “Nuk doja të hyja mes Mozës dhe Polit”

Sori i thotë Arit se ai me Mozën u afrua shumë. Ari e pohon dhe shton se e kishte vetë fajin që ai afrim u zbeh, pasi bëri një veprim të gabuar dhe Moza iu largua. Ai tregon se pak a shumë e dinte se si ishte situata jashtë dhe ndaj insistonte që Moza të tregonte për lidhjen e saj me Polin. “Më mirë që ndodhi kështu, sepse tani e kuptoj situatën”, thotë Ari për faktin e letrës dhe arushit që Poli ia dedikoi Mozës. Ai mendon se nuk do donte të ishte i tepërt në një marrëdhënie. “Nuk doja të krijoja një tjetër imazh në spektakël”, thotë ai dhe shton se, ashtu siç hyri vetëm, ashtu edhe do dalë. Sori thotë se Moza është shumë e thjeshtë dhe e sinqertë, njësoj si një fëmijë dhe asaj nuk mund t’i merret asgjë për keq.

Ari: “Jam i vëmendshëm ndaj gjesteve”

Ari insiston në fjalët e tij se, qoftë një fjalë apo mimika kur bisedon me të, i lë të kuptojë shumë mbi një banor dhe vlerësimin që ka për të. Ai thotë se përveç Mozës, edhe Adela ka thënë disa shprehje të cilat atij i kanë rënduar. Sori shprehet se tek Ari ka vënë re diçka ndryshe nga banorët e tjerë. Ai thotë se nëse Arit nuk i pëlqen reagimi i ndonjë banori kur flet me të, ai nuk ia thotë këtë gjë në atë moment, por e analizon dhe e përdor si shembull në një bisedë të ngjashme pas disa ditësh. “Ne i harrojmë ato që themi, ndërsa Ari jo”. Ari e pohon këtë gjë. Ai shton se marrëdhëniet që janë krijuar mes tyre, të bëjnë të kuptosh se çdo situatë e pakëndshme mund të jetë veç një keqkuptim dhe jo e bërë me qëllim, por insiston në mendimin e tij se gjestet apo veprimet më të vogla i bëjnë përshtypje. Ari tregon për veten se fakti që ka jetuar vetëm, jo shumë i shoqëruar me të tjerët, e ka bërë që të jetë kaq i vëmendshëm ndaj këtyre gjërave.

Moza: “Ari nuk më pëlqen”

Sori pyet Mozën nëse e bezdis sjellja e Arit kundrejt saj dhe ajo i përgjigjet se jo, madje askush nuk e bezdis. Sori e pyet sërish edhe nëse ajo e pëlqen sadopak Arin, duke pasur parasysh disa sjellje të Mozës, që i kanë lënë të kuptohet kjo gjë, por e përmban veten. Moza e kundërshton dhe thotë se ai nuk i pëlqen dhe nëse do t’i pëlqente vërtet, nuk do ta mohonte. Sori e sqaron se po e pyet në kuptimin shoqëror dhe Moza ia kthen se në këtë formë e konsideron si një djalë të mirë, njësoj si të tjerët. Sori i thotë se nëse ajo ka konsideratë për të, atëherë nuk duhej t’i ishte përgjigjur Arit në atë formë, sepse i la mundësi atij që të kapej në një pikë me të, edhe nëse ajo ia tha pa të keq. Moza ia shpjegon se si ndodhi situata dhe shton se nuk i pëlqen që një njeri të bëjë shaka kur ajo është duke bërë një bisedë serioze, ashtu sikurse ndodhi edhe me Arin.

Ari: “Nga vështrimi kuptohet nominimi”

Për Mozën, nominimet janë pjesë e lojës dhe shprehet se nuk do t’i marrë parasysh ndonjëherë. Ari i thotë Mozës se e kuptoi që ajo e ka nominuar, sepse kur erdhi nga dhoma e rrëfimit të shtunën, ajo nuk e pa në sy, ndryshe nga herët e tjera. Ai nuk i kërkon konfirmim asaj, sepse e di që kjo gjë nuk u lejohet, por i thotë se është 100% i sigurt për këtë gjë. Moza i shpjegon se nuk ishte e mërzitur për këtë gjë, por për diçka tjetër që iu tha në dhomën e rrëfimit. Anjeza habitet se si mund ta ketë kuptuar Ari këtë gjë dhe Sori i tregon se kjo është bërë si një mënyrë midis tyre, për ta kuptuar se cili i ka nominuar dhe cili jo. Ai shton se atë mbrëmje Ari i kishte thënë Mozës që të mos e ulte shikimin, duke nënkuptuar se nuk e kishte problem, pasi kjo gjë u kuptua prej saj. Anjeza tregon se ajo vetë nuk e bën këtë gjë, sepse emocionet nuk të lënë mundësi që të jesh aq i kthjellët sa disa t’i shikosh në sy e disa jo. Sipas saj, asnjë nuk mund ta ketë kuptuar apo ta dijë me siguri se kë ka nominuar ajo.

1