Kryetari Hajdinaga vizitoi qytete Pejë, Deçan e Gjakovë

May 9, 2009   | Lajmet / Vijesti

kryetari-hajdinaga-vizitoi-qytete-peje-decan-e-gjakove

Kryetari Hajdinaga vizitoi qytete Pejë, Deçan e Gjakovë

Ai u prit nga nikoqirët z. Ali Berisha, z. Musa Berisha dhe z. Pal Lekaj. Në të tre takimet u vlerësua bashkëpunimi i ndërsjelltë dhe  u shpreh gadishmëri që në një të ardhme të afërt të nënshkruhen edhe memorandumet e bashkëpunimit. Nikoqirët shprehen bindjen që edhe përkundrejtë krizës globale interesimi për të veruar në Ulqin ka qenë dhe do të jetë permanet, ashtu edhe gjatë kësaj vere. Kryetari Hajdinaga shprehu falenderime në emër të qytetarëve të Ulqinit dhe theksoi që Ulqini është i gatshëm të presë mysafirët  dhe do të sillet konfomë krizës që na rrethon. Të gjithë takimet ishin të përcjellura nga medije të shumta të cilat po i kushtojnë vëmëndje qëndrimit të delegacionit të Ulqinit në Kosovë. Sot priten të vizitohen dy qendra të tjera, ndërkohë që ka mbërritur edhe axhenda e detajuar  rreth takimeve që delegacioni nga Ulqini do të ketë në Maqedoni.

Municipality of Ulcinj / Ulqin -Montenegro

Arsllan Hajdinaga

YouTube Preview Image