Ambasadori i Gjermanisë kërkoin nga Hajdinaga

May 11, 2009   | Kulturë / Kultura

gezim-hajdinaga_ambasadori-gjerman-peter-platteKërkesë për prani më të madhe të gjuhës gjermane në shkolla

Ulqin – Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Podgoricë, Peter Platte, kërkoi në takimin që zhvilloi të hënën me kryetarin e komunës së Ulqinit, Gezim Hajdinaga, dhe drejtorët e disa shkollave të Ulqinit që gjuha gjermane të jetë më e pranishme në këto shkolla.

Në njoftimin për media të zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit, thuhet se ambasadori Platte “insistoi që gjuha gjermane t’u ofrohet nxënësve si gjuhë e huaj që nga klasa e tretë e shkollës fillore, duke veçuar përparësitë që do të kishin ata, mundësinë e sigurimit të bursave dhe vazhdimin e studimeve në universitetet e Gjermanisë”.

Kryetari i Komunës së Ulqinit përshëndeti nismën e ambasadorit gjerman, por theksoi që kjo duhet të harmonizohet me ligjin.

Bashkëbiseduesit në takim me z. Platte theksuan se zgjedhja e gjuhës së huaj është e lirë dhe se përvoja e deritanishme dëshmon që përparësi ka gjuha angleze.

peter-platte_direktorat-e-shkollave_mareshali-tito_boshko-strugar-_vellazerim-bashkimAta kanë rënë dakord që në një të ardhme të afërt të organizohet edhe një takim tjetër ku do të jetë i ftuar të marrë pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës i Malit të Zi.

Në takim me ambasadorin gjerman Peter Platte morën pjesë drejtorët dhe mësimdhënësit e gjuhës gjermane të shkollave fillore “Mareshali Tito” dhe “Boshko Strugar”, si dhe Shkollës së Mesme “Vëllazërim Bashkim”.

(Kohapress)

YouTube Preview Image