Gëzim Hajdinaga prezanton Ulqinin në Maqedoni

May 11, 2009   | Lajmet / Vijesti

konferenca-per-gazetare-shkup-2_gezim-hajdinaga-prezanton-ulqinin-ne-maqedoniPas prezantimit të sukseshëm të ofertës turistike në tetë qendra të Kosovës sot kryetari Hajdinaga filloi turin e ri të prezantimeve në Maqedoni.

Fillimisht në kryeqytetin e vendit Shkupin, zoti Hajdinaga u takua me zëvëndëskryeministrin z.Abdilhaqim Ademi.

Për një orë sa zgjati takimi u preken një sërë çështjesh të rëndësishme, e në veçanti ato qe kanë të bëjnë me bashkëpunimin e ndërsjelltë.

z. Ademi, foli për zhvillimin e proceseve demokratike ne vend dhe për zgjedhjet e zhvilluara, aplikimin e marrëveshjes së Ohrit dhe pozitën e shqiptarëve, ndërkohë që gjatë u ndal për bashkëpunimin  e Ulqinit me qendra të ndryshme të Maqedonisë veçmas me ata ku shqiptarët përbëjnë shumicën.

Veçmas interesim tregoi për përgatitjet që janë bërë në fushën e turizmit, çmimet e ofertës dhe shprehu bindjen që edhe këtë verë mysafirë të shumtë nga Maqedonia do të vizitojnë Ulqinin.

Nga ana tjetër Kryetari Hajdinaga i shprehu mirënjohje për pritjen   dhe detalisht  foli për përgatitjet që janë bërë në nivel të komunës dhe republikës, për lehtësirat e krijuara për afaristët e turizmit, çmimet dhe të gjithë atë që pritet të realizohet gjatë sezonit turistik.

I bindur që edhe sezoni 2009 do të jetë i sukseshëm z. Hajdinaga u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në fusha të ndryshme me disa  nga qytetet e Maqedonisë, duke veçuar Strugën, Shkupin, respektivisht Çairin, Tetovën, Gostivarin etj.

Një takim  tjetër i rëndësishëm ishte ai i kryetarit Hajdinaga  me Ministrin e ekonomise  Dr. Fatmir Besimi.ku fokusimi qëndrore ishte në fushen e turizmit dhe valorizimet që priten të realizohen  në qytetin tonë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan takimet dhe ishin të mendimit që   këto i ndihmojnë bashkëpunimit ndërmjet qyteteve dhe vendeve të rajonit.

Interesimi nga ana e masmedjeve ishte tejet i madh për këto takime.

Dita e parë e qëndrimit në Shkup u përmbyll me një vizitë Komunës së Çairit, njerës nga l0 komunat e Shkupit, komunë me shumicë shqiptare.

Po sot në Shkup qendroi dhe një delegacion i zgjeruar i Podgoricës  i kryesuar nga Ministri i turizmit Neneziq, Drejtori i Organizatës nacionale turistike Sasha Radoviq dhe Ambasadori i Malit të Zi në Shkup Dushko Llalliqeviq në prani të një numri të madh të të ftuarve u  bë prezantimi i ofertës turistike të Malit të Zi në Maqedoni.

Në orët e mbrëmjes kryetari i Ulqinit z Gëzim Hajdinaga do të organizojë një pritje koktej për punëtorët dhe zyrtarët e turizmit në Shkup, ndërkohë që nesër priten të vizitohen qendrat Tetovë e Gostivar.

http://tours-tv.com/objects/ulcinj/Ulcinj.flv