Gjylije Pelinku “rrëmben” Lirën e Artë në kanto

May 12, 2009   | Kulturë / Kultura

drejtori-shkolles-se-ulet-te-muzikes-ne-ulqin-prof-jusuf-lika26-28 prill në kotorr u mbajt festivali i 36-të muzikor i malit të zi për të rinj
Lira e Artë e fituar nga Gjylije Pelinku ka qenë e vetmja që kanë fituar nxënësit e Shkollës së Ulët e Muzikës nga Ulqini në Festivalin e 36-të Muzikor të Malit të Zi për të Rinj. Për drejtorin e Shkollës së Ulët të Muzikës në Ulqin, prof. Jusuf Lika, Gjylija është “një talente që premton”. Ai thotë se e gëzon fakti që Lirën e Artë e kanë fituar në një seksion të ri që e kanë hapur pranë Shkollës së Muzikës.
Sopranoja e re nga Ulqini, Gjylije Pelinku, ka rrëmbyer Lirën e Artë në Festivalin e 36-të Muzikor të Malit të Zi për të Rinj i cili u mbajt nga data 26-28 prill në Kotorr.
Pelinku e cila është nxënëse e Shkollës së Ulët të Muzikës në Ulqin, ku përgatitet nga prof. Mimoza Rakaj, ka qenë më e mira në mesin e nëntë konkurrenteve nga shkollat e ndryshme muzikore të Malit të Zi.
Ajo është prezantuar në këtë festival me dy pjesë: “Amarilli” në gjuhën italiane nga G. Caccini, dhe “Dhuratë zemre” në gjuhën shqipe nga Prenkë Jakova.
Kjo është hera e dytë që Gjylija merr pjesë në këtë festival, ku para dy vitesh fitoi Lirën e bronztë.
Ajo e vlerëson çmimin e fituar dhe thotë se ai ka një domethënie të madhe për të.
“Kjo më jep shpresë që të vazhdoj shkollimin e mëtejshëm në këtë degë”, thotë Pelinku, e cila ka tri vjet që merret me kanto, ndërkohë që është nxënëse e vitit të tretë në Shkollën e Mesme “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin.
Për drejtorin e Shkollës së Ulët të Muzikës në Ulqin, prof. Jusuf Lika, Gjylija është “një talente që premton”.
Lira e Artë e fituar nga Gjylije Pelinku ka qenë e vetmja që kanë fituar nxënësit e Shkollës së Ulët e Muzikës nga Ulqini në këtë festival.
Sopranoja tjetër nga Shkolla e Ulët e Muzikës në Ulqin, Hristina Dragoviq, e cila po ashtu është përgatitur nga prof. Mimoza Rakaj, ka fituar Lirën e Argjendtë.
Lira të Argjendta kanë fituar edhe nxënëset e kësaj shkolle, Isidora Gjakonoviq dhe Renata Rudoviq, në disiplinën e pianos, të cilat janë përgatitur nga prof. Ilija Millosheviq.
Kuinteti i kitarave, i përgatitur nga prof. Ares Fani, është kurorëzuar me Lirën e Bronztë, ndërsa trioja e përbërë nga dy violina dhe një kitarë, e përgatitur nga prof. Anton Kaftalli, është shpërblyer me mirënjohje.
Për drejtorin e Shkollës së Ulët të Muzikës në Ulqin, prof. Jusuf Lika, rezultatet e arritura në këtë festival përbëjnë vazhdim të traditës së fitimit të çmimeve në festivale.
“Më gëzon fakti që Lirën e Artë e kemi fituar në një seksion të ri që e kemi hapur pranë Shkollës së Muzikës”, thotë ai.
Festivali i 36-të Muzikor i Malit të Zi për të Rinj është organizuar nga Bashkësia e Shkollave Muzikore të Malit të Zi dhe Shkolla për Arsimim Muzikor Fillor dhe të Mesëm “Vida Matjan” në Kotorr. Pjesëmarrësit kanë konkurruar në gjithsej dhjetë disiplina: piano, flautë, saksofon, klarinet, trubë, korno, trombon, kanto, muzikë dhome dhe orkestër.
Shkolla e Ulët e Muzikës në Ulqin, e cila sot numëron rreth 180 nxënës, është hapur fillimisht si paralele e Shkollës së Muzikës nga Tivari, kurse që prej vitit 2001 vepron si shkollë e pavarur.
i.k.

Koha Javore
YouTube Preview Image

1