Hajdinaga sot vizitoi Tetovën dhe Gostivarin
Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga sot vizitoi Tetovën dhe Gostivarin.
Fillimisht ai u takua me Kryetarin Sadi Bexheti dhe bashkepunetoret e tij. Nikoqirët e njoftuan z. Hajdinaga me funksionimin e pushtetit vendorë dhe çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e ndërsjelltë të dy qyteteve.
Ndërkaq z. Hajdinaga theks të veçantë në takim i kushtoi turizmit si degë kryesore ekonomike për Ulqinin dhe përgatitjet që janë bërë nga ana e pushtetit vendorë dhe e të gjithë subjekteve të tjerë, për verën 2009.
Vizitës së delegacionit nga Ulqini iu kushtua një vëmendje e veçantë dhe gazetarë të shumtë ishin të pranishëm në konferencën që u organizua pas takimit.
Kryetari i Tetovës i bëri thirje banorëve që të zgjedhin si destinacionin e tyre turistik Ulqinin ndërkohë që kryetari Hajdinaga u përgjigj në pyetjet e gazetarëve.
Një takim tjetër i rëndësishëm ishte edhe ai në Gostivar, ku Kryetari i Ulqinit u takua me homologun e tij Dr Rufi Osmani. Në deklatratat e përbashkëta edhe njëherë u theksua nevoja e bashkëpunimit të ndërsjelltë qe i kontribuojnë njohjes më të përafërt të banorëve të dy vendeve.
Kryetari i Gostivarit shprehu bindjen që edhe këtë verë në Rivierën e Ulqinit mysafirët nga ky qytet nuk do të jenë të paktë në numër.
Përndryshe sic u dëgjua në prezantimin e ofertës turistike të Malit të Zi , mysafirët nga Maqedonia në vitin e kaluar kanë realizuar 230 mijë bujtje dhe në këtë mënyrë ata zënë një vend të rëndësishëm në mozaikun e vizitorëve në bregdetin e Malit të Zi.
Municipality of Ulcinj / Ulqin -Montenegro
http://tours-tv.com/objects/ulcinj/Ulcinj.flv