Bjordi : Kam fituar shumë

bio-spetakel09109/05/09 21:09

“Big Brother” ka dashur t`i vë në vështirësi banorët duke u mundësuar të shikonin një klip me komente të banorëve të eleminuar. Adelajda , Bjordi, Mimoza dhe Anjeza kanë qënë banorët që kanë dëgjuar komentet për to. Adelajda ka dashur të replikojë në lidhje me këto komente. Ajo ka thënë që ka bërë miq brenda shtëpisë dhe se me to ka arritur deri në finale. Një koment ishte që ajo përdori mentalitetin për të arritur në finale , por ajo e ka kundërshtuar këtë gjë duke thënë që ajo po përpiqet ta ndryshojë këtë tek vetja e saj . Temë debati për të ka qënë vënia në dyshim e lidhjes së saj me Bjordin. Ajo ka thënë që cdo person që e mendon dicka të tillë mund të përballet me të. Bjordi në lidhje me komentet e banorëve shprehet i zgënjyer nga fjalët negative të banorëve të eleminuar kundrejt Adelajdës. Ai thotë:-“Kam fituar shumë këtu brenda!”

2