Debat mes Qetsorit dhe Bjordit

debat-qetsor-bjrod10-big-brother-albania-210/05/09 16:20

Qetsori e pyet Bjordin se cfarë ka dashur të bëjë duke mos kandiduar asnjëherë Adin. Bjordi i përgjigjet se ai e ka shok dhe ka pasur të tjerë njerëz para Adit për ti kandiduar. Kjo e bën të mendojë Qetsorin, që Adi ka mbërritur deri atje falë Bjordit dhe Adelës. Bjordi i kujton Qetsorit se edhe ai e ka kandiduar arjonin të cilin e konsideronte shok, por Qetsori ja preu shkurt duke i thënë qe këtu janë në lojë. Më pas ai e provokon Bjordin se përse nuk ndërhyri asnjëherë në debatin e disa ditëve më parë kur ata vunë bast mbi kohëzgjatjen e lidhjes së tij me Adelën. Ai vazhdon ta provokojë duke e pyetur se garën me makina nuk ja la ta fitonte Adi, apo ka vendosur ti lërë vetëm fitoren. Mendimi i Qetsorit për Bjordin është se mund të marrë cfarë do, madje edhe fitoren. Por Bjordi i përgjigjet se do të mundohet. Ai e këshillon Bjordin qe shume gjëra fitohen duke mos i kërkuar, por nuk është i sigurtë nëse e ka kuptuar këtë Adi ose jo? Bjordi ja pret shkurt duke i thënë: – “tregoja”. Por për Qetsorin është pothuaj se e pamundur të futet mes shoqërisë së atyre të dyve. Sipas Qetsorit, tani qe është java e fundit dhe është ngushtuar rrethi, tani do të dali në pah individualizmi i secilit. Por Bjordi e merr me qetësi duke thënë se tani ato do të verësohen dhe se nuk kanë nevojë të kandidojne njeri. Për Adin dhe Qetsorin “Big Brother” ka filluar tani. Qetsori ka ndërmënd të bëjë një lojë. Do mbushi nje thes me kartopeceta duke i shënuar shumën prej 70,000 eurosh dhe do ja japi Bjordit tja cojë Adit, por Bjrdi nuk është dakort sepse një gjë është që ta fitojë ai cmimin dhe pastaj tja japi Adit dhe një tjetër gjë është ti bëhet qejfi ta fitojë Adi. Arit me Qetsorin do ti pëlqente nje lojë e tillë duke i lënë vend improvizimit