Lidhja e Adelës është lojë?

lidhja-e-adeles06-big-brother-albania-206/05/09 17:41

Banorë qëndrojnë në kopësht duke diskutuar për jetën brenda shtëpisë. Arjani thotë që sipas konceptit të tij për të parë se kush është më i miri duhet të bësh një analizë të vetes krahasuar me të tjerët . Ai mendon që është më i miri. Adelajda thotë që ajo nuk mendon të njëjtën gjë për veten e saj. Sipas tij nëse e shikon veten individualisht secili mendon për veten që është më i miri, por individulaitetet duhet të përballen për të kuptuar. Ai thotë:-“Unë nuk jam tendencioz , por në këto 10 ditë që na kanë ngelur të bëjmë pak debat!” Adelajda është pro debateve , por nuk pranon kur ato bëhen për jetën private. Ai i thotë që me hyrjen në “Big Brother” ajo ka implikuar dhe jetën private. Ajo thotë që është koshiente për këtë gjë, pasi si ajo dhe Bjordi janë të dy konkurentë. Adi ndërhyn duke i thënë:-“E vetmja gjë që mund të sulmojnë është fakti që lidhja juaj është lojë”! Adelajda shprehet e hapur ndaj një debati të tillë. Sipas saj cdo person që vë në dyshim lidhjen e saj dhe ka argumenta mund të përballet me të. Qetsori ndërhyn duke thënë që ajo që do e tregojë që nuk ka qënë lojë me fakt nëse ato do jenë bashkë dhe kur të dalin jashtë. Arjani mendon që lidhja e tyre nuk është lojë , por vë në dyshim jetëgjatësinë e saj duke e lidhur me karakteret e tyre. Qetsori mendon që nuk është keq nëse ato diskutojnë për këtë gjë. Adelajda i thotë që është dakort me të , por vetëm nëse personat kanë argumenta. Adi thotë që loja dyshe është e fortë dhe këtë gjë e mendojnë të gjithë pasi është marrë si arsye nominimi. Adelajda mendon që kjo formë loje të ndihmon për të ecur përpara , por jo për ta fituar”Big Brother”.