Per mimozën : Ngacmojnë Mimozën

ngacmojne-mimozen08-big-brother-albania-208/05/09 19:40

Pas një dreke të mirë banorët kanë dale në kopësht. Mimoza është duke pastruar oborrin, ndërkohë që Ari me Sorin e ngacmojnë duke i thënë që është vajzë për shtëpi. Edhe Adela hyn në bisedë duke thënë: – “Lum ai që e ka”. Por Adi i kthehet duke i thënë se ajo i përket vetvetes dhe askujt tjetër, ndërkohë që Adela i kujton faktin se Mimoza ka të dashur Polin dhe prandaj ajo u shpreh në atë mënyrë. Ngacmimet nuk mungojë edhe nga ana e Qetsorit i cili e pyet: – “Mimoza ti thjesht je puthur me Polin apo edhe je ndukur nga pak”? Për Qetsorin, i dashur quhet atëhere kur jo vetëm je puthur, në rast të kundërt mund të quhet një shok i mirë. Por kjo teori e Sorit kundërshtohet nga Mimoza e cila i thotë që një njeri me të cilin mund të jesh puthur nuk mund të konsiderohet thjesht shok.

1