Qetsori për të dashurat

qetsori-per-te-dashurat08-big-brother-albania-208/05/09 20:00

Duke qënë se Sori po e ngacmon si shumë Mimozën rreth marrdhënieve të saj, Bjordi vendos të pyesi Sorin tu tregojë rreth marrëdhënieve që ka pasur ai me femrat. 
Qetsori tregon se kur ka qënë sa mosha e Bjordit, kanë qënë kohë të vështira për femra dhe se haje dru të paparë dhe Sori e ka kaluar një eksperincë të tillë. Për sa i përket të dashurës së parë, ai tregon se ka qënë rreth 8 vjet më e madhe se Sori. Në këtë pikë të bisedës ndërhyn Adela. Ajo thotë që ky fenomen i femrës më të madhe është shumë i përhapur tek meshkujt, ndërkohë që edhe Bjordi e përkrah ndërsa Ari e kundërshton duke thënë që ai të dashurën e parë nuk e ka patur më të madhe se vetja. Sori vazhdon bisedën duke thënë se më pas ka pasur harmoni të mirë me vajzat duke qënë tip pa komplekse, i dedikuar shumë në marrëdhënie dhe i ka lënë më pas personat që ka dashur për të provuar forcë e vullnetit dhe të dashuruarit. Ai nuk lë pa përmendur se ky fakt mund të ketë qënë edhe gabim, por ka kuptuar që ai mund ti vrasë emocionet e dashurisë dhe nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Ai shton se nuk është tip që humb shumë kohë pas femrave.