Adela : Fitorja është konfirmim

adela-fitore-big-brother-albania-212/05/09 02:25

Diskutimi për cmimin dhe fitoren bëhet edhe më e zjarrtë dhe të gjithë banorët ndërhyjnë. Adi i thotë Adelës se ajo ka dalë e fituar me këtë që ka bërë dhe për të është e mjaftueshme kjo gjë. Adela ia kthen se asaj i duhet një vlerësim për atë që ka bërë dhe ky është cmimi dhe kur të dalë që këtu, të kuptojë se vërtetë e gjithë Shqipëria e ka përkrahur për veprimet e saja. Ndaj Adela mendon se duhet të luftojë deri në fund për cmimin e parë dhe për paratë. Adi mendon se deri sa ajo është në finale, Shqipëria e pranon dhe vlerëson atë që ajo ka bërë, por Adela insiston se fitorja ia konfirmon. Bjordi ndërhyn dhe thotë se Adela ka të drejtë që ta thotë atë gjë sepse atë vetëm ajo gjë e konfirmon, pavarësisht se cfarë mendojnë të tjerët. Adi shprehet se Adela duhet të thotë ndryshe sepse ajo cmimin moral e ka marrë, por i duhen edhe paratë. Adela e kundërshton por has në kundërshtime të tjera si nga Adi dhe nga Sori, të cilët e mendojnë njësoj.

Mentaliteti
12/05/09 03:00

Adela insiston se me fitoren, të tregojë se ajo ka vepruar mirë dhe se nuk ka bërë asnjë gabim. Adi vazhdon me të tijën se ajo e ka një fitore sepse ka thyer të gjitha femrat që kanë qënë në shtëpi. Ari ndërhyn dhe thotë se Adela po i jep shumë rëndësi një puthjeje dhe një dashurie, por Adela ia kthen se nuk ka të bëjë me të, por shembullin që po i jep vajzave dhe njerëzve si puna e saj dhe të thyejë apo ndryshojë mentalitetin që ka në këto vende. Për Arin, nuk mund të ndryshohet mentaliteti vetëm nga një veprim. “Unë dua ta ndryshoj por se sa do ia arrij nuk e di”- shprehet Adela. Sori i thotë Adelës se me aq sa ka parë tek ajo, ajo nuk ka bërë një jetë të keqe sepse është e shkolluar, është në punë, ka dëgjuar dhe parë televizion nga ku ka mësuar, dhe të gjitha këto nuk i japi shembullin e një vajze të ndrydhur. Adela ia kthen se ajo vjen nga një vend ku mentaliteti nuk e lë që ajo dhe vajzat si ajo të veprojnë ashtu sic duan, të bëjnë atë jetë që duan. Ajo thotë se kur ka ardhur në Big Brother ka ndryshuar shumë sjellje dhe kuptime të sajat, por jo karakterin dhe këtë mënyrë do që t’ua përcjellë edhe njerëzve. Ari mendon se ajo e ka vënë lidhjen e saj me Bjordin në funksion të dëshirës së saj për të ndryshuar dhe kështu e zhvlerëson atë, por Adela mendon se ajo bëri atë që ndjeu dhe nuk ndrydhi ndjenjat, ashtu sic do bënte nëse do ishte në të tjera situata. Adela shton se ajo ka shqetësuar familjen vetëm për të arritur në këtë pikë dhe për të dhënë këtë mesazh dhe thekson se edhe prindërit e saj vijnë nga po ai mentalitet si të tjerët. Adela mendon se në momentin që bëhesh person publik, mund të bëhesh shembull për të tjerët. Ari thotë se ajo këtë gjë duet ta bënte pasi të dilte nga Big Brother, pasi të ishte bërë person publik dhe të ndikonte në jetën e gjithësecilit. Sipas tij Adela thjesht po e bën të dukshëm këtë problem që ka prej shumë vitesh që ekziston dhe nuk mund ta ndryshojë e vetme. “Adela i shpëtoi realitetit, por nuk e ndryshoi atë”- thekson Ari. Adela shprehet se ajo do përpiqet që të bëjë ndryshime.