Adela me Bjordin për lidhjen

1adela-bjordi-per-lidhjen122/05/09 19:45

Bjordi duket i mërzitur me Adelën në lidhje me marrëdhënien e tyre. Ai i thotë se Adela nuk është duke e ndihmuar fare, ndërsa ajo i thotë që ai duhet ta mesojë se si ta bëjë. Bjordi duket i demoralizuar, sepse Adelës i vjen natyrshëm, por ajo i jep kurajo duke i thënë se gjërat duan kohë për tu konsoliduar e përmirësuar. Ai nuk do që Adela ti bëjë gjërat si të thotë ai. – “Këto vogëlsira edhe mund të evitohen” – shton Adela – “ nuk dua që ti të mërzitesh, aq më tepër prej meje”. Por Bjordi i thotë se janë detajet që bëjnë diferencën. Bjordi i thotë se ato nuk janë një cift i zakonshëm për vetë kushtet ku ndodhen dhe për sa kohë që janë brënda, ai nuk dëshiron që mosmarrëveshjet e vogla të ndodhin, por të evitohen.