Adela më mamin : Këtu është ndryshe

aadela-me-mamin-big-brother-albania-211/05/09 12:15

Adela dhe mamaja e saj rrinë në dhomë bashkë. Adela e shikon që ajo është pak në siklet dhe e pyet se si ndjehet. Mami i saj i përgjigjet se e vënë në siklet kamerat dhe ndjehet më mirë kur nuk e shohin të tjerët. Adela përpiqet ta qetësojë. Ajo e pyet se si i duket tani që po jeton vetë në këtë shtëpi. Sania i thotë se i duket ndryshe, por shumë mirë. Adela i thotë se nëse ajo nuk do ta kishte provuar, nuk do ta kishte besuar atë, sado që të përpiqej t’ia spjegonte mënyrën e jetesës aty. Mamaja e Adelës vazhdon të qëndrojë si mbi gjemba, sado që Adela bisedon me të, por përgjigjet e saj janë shumë të shkurtëra. Adela e pyet nëse i rrihet më brenda në shtëpi, por Mamaja e saj e mohon duke lëvizur kokën. Adela ia kthen me të qeshur se të gjithë luftojnë të futen brenda, ndërsa ajo kërkon të dalë jashtë.