Adela : Më pëlqen mami jot

bjordiadela-11maj-3-big-brother-albania-211/05/09 02:34

Adela tregon se mami i vet nuk i ka dhënë asnjë informacion nga jashtë, vec se ka takuar të gjithë banorët e eleminuar. Ajo tregon përshtypjet e mamasë së saj dhe thotë se të gjithë i janë dukur shumë të mirë. Adela i ka kujtuar se një pjesë e tyre i kishte kundërshtarë, por e ëma e ka këshilluar se ato ishin sa për lojë, ndërsa jashtë, kur t’i njohë realisht, ka për të patur marrëdhënie shumë të mira me të gjithë. Bjordi thoptë se mami i saj paska thënë fjalë të mira për të gjithë dhe uron që dhe për lidhjen e tyre, ta konceptojë në këtë formë. Adela mendon se kjo gjë është ndryshe sepse këto gjëra kanë të bëjnë me tjetër aspekt, nderin. 
Ata bisedojnë edhe për mamin e Bjordit dhe Adela shprehet se ajo e ka provokuar në disa raste. Bjordi i thotë se ajo e ka tipin të tillë, por Adelën e do. Për Adelën, është më mirë një sjellje e tillë sesa të shtiret. “Më pëlqen”- shprehet ajo. Bjordi e komenton sjelljen e të ëmës si një mënyrë për të parë se sa e fortë është Adela.