Adelajda dhe Bjordi : Kjo situatë po më vret

bjordiadela-11maj-4-big-brother-albania211/05/09 02:52

Bjordi duket shumë i mërzitur dhe Adela e pyet se përse ndjehet ashtu, por ai heziton të përgjigjet. Pas shumë pyetjesh ai tregon se ndjehet ashtu sepse situata në të cilën ndodhen të dy, sidomos Adela është shumë e vështirë. Ai thotë se për herë të parë nuk di se cfarë të bëjë. “Dua të të respektoj ty dhe nuk dua që ata të fitojnë, por nuk i luftoj dot”- thotë ai duke nënkuptuar të gjithë njerëzit jashtë që e dënojnë Adelën. Ajo i jep zemër dhe i thotë se deri tani e ka bërë dhe duhet të vazhdojë, por Bjordi ia kthen se tani nuk e bën dot më sepse është familja e saj që po vuan. “Nuk e meritojnë dhe kjo po më vret shumë, po më shkatërron nga brenda”- shprehet ai me një zë që reflekton mërzitje dhe mendime. “Këtë kam dashur të evitoj”- përfundon Adela.