Adelajda dhe Bjordi në siklet

adela-bjorid-ne-silet10-big-brother-albania-210/05/09 14:15

Ndërkohë që mamatë janë ulur në kopësht për të biseduar, Adelajde i shërben kafet dhe u pastron tavolinën. Mamaja e Bjordit pasi e pyet nëse ajo e pi cigaren dhe sigurohet që jo, i thotë Adelës të mos u shërbejë më dhe ta pij edhe ajo kafen e saj e qetë duke shtuar se nuk kanë ardhur që fëmijët tu bëjnë shërbim.
Adela me Bjordin hyjnë brënda në shtëpi, ku Bjordi i thotë me shaka Adelës që edhe mund ti përgjigjet mamasë së tij. Por Adela thotë që nuk ka se c’farë ti thotë dhe se nuk është e paeduaktë. Më pas Bjordi i propozon për të bërë një shëtitje në zonën e kampingut, por ky propozim i Bjordit e ka vënë disi në siklet Adelën, duke i thënë që nuk mund të kalojnë para mamave, pa i thënë se ku po shkojnë. Bjordi, nuk arrin ta kuptojë por Adela thotë që ndihet në siklet sepse mamaja e saj është atje dhe po e sheh, gjithashtu edhe mamaja e Bjordit. Bjordi largohet për të marrë një cigare duke mërmëritur : “C’a na ka gjetur, vjehrrat”.