Adi : E sulmonin, por nuk argumentonin

adisori-13maj-3-big-brother-albania-213/05/09 00:43

Adi shprehet se i bëri përshtypje tek Adela se publiku i dhuroi edhe duartrokitje, edhe thirrje që nuk tregonin përkrahje. Edhe Sori shprehet se e vuri re ketë gjë, por shton se ajo ka vuajtur shumë. Ata vazhdojnë të flasin për Adelën dhe Adi thotë se i erdhi keq për të dhe nënën e saj, sidomos kur e shikonte që rrinte në dhomë dhe nuk dilte e fliste si nënat e tjera. Për Adelën, Sori mendon se ajo ka vuajtur vërtetë: në disa raste për faj të mendjes së vet e në disa të tjera për faj të grupit. Ai kujton se Juna iu qep keq Adelës. Edhe Adi e mendon kështu dhe shprehet se nëse ajo kishte arsye, duhej t’ia thoshte në sy ato. Ai thotë se asnjëherë nuk e pa Adelën në siklet prej vajzave që ato të përballeshin realisht me të. Adi kujton edhe Aidën e cila shprehej hapur se nuk e pëlqente, por gjithnjë kapej me të për gjëra të vogla, të parëndësishme. Ai i thotë Sorit se të dy e dinë se cili është defekti i Adelës që të gjithë përpiqen të kapen. Sipas tij, të gjithë mendojnë se kjo është lojë, por asnjë nuk i ka sjellë argumenta për këtë gjë asaj. Sori mendon se në cdo lidhje që ka patur në shtëpi, nëse një banor tjetër nuk vërteton dot se njëri nga ata po mashtron, atëherë eleminon veten, ashtu sikurse ndodhi me disa nga banorët. Adi për lidhjen e Anjezës me Arjonin mendon se vetëm Anjeza kishte ndjenja të vërteta, ndërsa Arjoni ishte djalë simpatik që kërkonte të “pushtonte”. Ai thotë se e kupton mirë Arjonin, duke u nisur dhe nga vetja kur ka qënë në një moshë me të. “Nuk e di se si do u kenë shkuar gjërat jashtë”- thotë Sori për ta.