Adi me Sorin : I vunë në vështirësi mamatë

adisori-13maj-2-big-brother-albania-213/05/09 00:38

Adi diskuton edhe me Sorin për këtë mbrëmje surprizë. Adi shprehet se duke mos ditur se cfarë e priste, në një moment mendoi të mos e vriste më mendjen dhe le të shkonte si të shkonte votimi i fundit. Për Sorin, nuk ka më asgjë për të vrarë mendjen tashmë sepse ato që kishin për të ndodhur, ndodhën. Ai mendon se të paktën këtë radhë e kishin më të thjeshtë sepse nuk patën stresin se cilin të nominonin, por ishin thuajse të gjithë të nominuar. Adi shprehet se do preferonte që të ishin të gjithë në nominim ose më mirë ata vetë të bënin një nominim të fundit sesa të vinin mamatë e tyre në vështirësi. Adi dhe Sori kujtojnë edhe Arin dhe imagjinojnë se ku mund të jetë ai në këto momente. Adi thotë me shaka se mund të jetë duke u marrë me Tonin. Sori tregon se Ari i pëlqente nëpër biseda sepse i argumentonte mirë ato, por nuk të linte radhë të flisje. “Ishte personazh”- thotë ai. Sori shprehet se arritën që t’i eleminonin të gjithë banorët e rinj dhe në fund të mbeteshin ata.