Bjordi : Doja të përballesha me Sorin

adibjordi-13maj-big-brother-albania-213/05/09 00:12
Pas spektaklit, për banorët ishte përgatitur një tjetër surprizë: një darkë me produkte nga Big Bite. Banorët shijojnë darkën dhe diskutojnë mbi spektaklin surprizë dhe daljen e papritur të Arit. Adi i thotë Bjordit se i erdhi inat që në dyshe u përball me Arin sepse dëshironte që të ishte me Sorin. Bjordi mendon se asnjë nga ata të dy nuk do dilte, as ai e as Sori dhe normalisht që Ari mbetej të ishte në dyshe. Sipas tij, këto dyshe nuk zgjidhen rastësisht sepse duke qënë miq ose kundërshtarë shumë të fortë me njeri-tjetrin, japin më shumë emocione në ato caste. Adi mendon se dëshira e tij do ishte që të ndodhej me Sorin në dyshe, por nga ana tjetër iu duk më e drejtë që ishin ai dhe Ari sepse Ari po të ishte në dyshe me ndonjë banor tjetër si Sori apo Adela, do ta kishte përjetuar më keq. Ai shton se sido që shkoi kjo mbrëmje, ai është i gëzuar që është në finale edhe pse mund të duket pak i menduar, ndërsa Bjordi thotë për veten se ndjen ankth. “Më vjen keq për Arin”- thotë ai.