Bjordi : Kam frikë se mos më ngacmojnë

per-banorwt13-big-broher-albania-213/05/09 15:59

Bjordi, Adi dhe Qetsori kanë diskutuar për banorët e tjerë të larguar. Bjordi shprehet që e ka marrë shumë malli për Liritën. Qetsori kujton Mimozën dhe nga kjo merr shkas Bjordi për të treguar për natën kur ajo u largua. Ai thotë që në momentin që po dilte i kishte thënë që mos “të nxehej” me të. Ai fillon bën shaka duke thënë që kur të dali do e kapi Poli për fjalët që ka folur për Mimozën. Adi ia kthen duke i thënë që ai do kapet më shumë me Arjanin. Bjordi pyet Adin dhe Qetsorin për surprizën që do dëshironin për natën finale. Adi thotë që ai do donte që të hynte Al Pacino ndërsa nga aktorët shqiptarë Robert Ndrenika. Qetsori do dëshironte që natën finale të hynte Timo Flloko. Bjordi thotë që do donte që të hynte Mickael Jackson. Bjordi vazhdon bisedën duke folur për Aidën. Ai thotë që mami i tij kishte shumë simpati për të dhe thotë që kur të dali do jetë shokë me të. Adi i thotë që Aida nuk e do Adelajdën. Bjordi e kundërshton duke i thënë që Adelajda është e bindur që Aida ka ndryshuar mendim për të dhe se fjalët e saj kur i tha “Të mirëpres” nuk ishin me ironi. Sipas Qetsorit nga vet fjala që i tha kuptoje që e pret mirë se në të kundërt i kishte thënë thjesht “të pres”. Adi mendon që ajo është fjala më e gjetur për ta ftuar dikë në debat. Bjordi diskuton për Post Big Brother dhe i pyet nëse do jenë prezent përballë banorëve . Adi dhe Qetsori bëjnë shaka duke thënë që do nxjerrin justifikime për mos të shkuar. Bjordi thotë që dhe ai nuk do që të jetë prezent pasi ka frikë se mos e ngacmojnë banorët e eleminuar. Ato vazhdojnë duke bërë batuta për përballjen me banorët.

1