Debat mes Antonetës dhe Qetsorit

deabat-antoneta-sori10-big-brother-albania-210/05/09 17:05

Mamaja e Bjordit i vë në dukje Qetsorit disa tipare të karakterit të tij lidhur me debatet që ai bën. Ky mendim i saj mbështetet edhe nga Bjordi i cili shton se nëse mamaja e tij do të ishte futur në “Big Brother” padyshim do ta kishte fituar dhe do të ngacmoheshin përherë me Sorin, sepse ajo është natyrë luftarake dhe nuk do të dëshironte që Sori ta njohte atë aspekt të karakterit të saj.
Mamaja e Bjordit i thotë Sorit që teleshikuesit i njohin më mirë nga sa njohin ata njëri-tjetrin. Më pas të nisin një debat mbi egoizmin dhe mëshirën. Duket se asnjëri nuk i lëshon pe tjetrit. Ato bisedojnë mbi situata të ndryshme në shtëpi. Më pas të dy flasin mbi jetët e tyre.