Në finale por jo fitues

soriadela-12maj-big-brother-albania-212/05/09 02:21

Ari i thotë Sorit se me lojën që ai ka bërë ka mundur të përfitojë por jo të fitojë. Sori ia kthen se kjo mund të jetë e vërtetë ose ai mund të jetë dhe një motiv për fituesin. Ari shton se ndoshta Sori mund të fitojë vërtetë. Ai mendon se mundësinë e ka si gjithë të tjerët, por me karakterin që ka ka mundur të përfitojë vec të shkojë në finale dhe jo tërësisht ka qënë loja e tij ajo që e ka sjellë deri këtu. Ari thotë se e ka vlerësuar mirë karakterin e tij dhe e kupton që ai vërtetë është ashtu. “E vlerësoj që je këtu”- shton Ari. Por Ari mendon se ai nuk mund të jetë fitues sepse mënyrën se si ai i koncepton gjërat, i duket jo e një fituesi. Ai flet se si një votues, nuk do votonte për të për aq kohë sa ai i mëshon aq shumë lekëve. Sori ia kthen se dhe ai në të njëjtën mënyrë si Ari nuk do ta votonte atë sepse Ari i duket një person që nuk ia di kuptimin parave. Ari thotë se ai cdo pjesë të lekëve që ka shpenzuar e ka shpenzuar nga pjesa e tij. Ata flasin edhe për fituesin dhe Sori shprehet se nëse nuk i fiton ai paratë, atëherë do t’i thotë fituesit se e adhuron dhe në të njëjtën kohë se është xheloz për të. Ari shton se do të ndjehej më mirë nëse cmimi mbetet në Tiranë. Ai thotë hapur se cmimin e meriton Adi për lojën që ka bërë dhe duke analizuar se gjithë të tjerëve u duhen më pak se ai ato lekë. Adela thotë se nëse vërtetë lekët i duhen Adit, ato lekë shoqërohen dhe me një fitore dhe këtu ndryshon tërësisht situata.