Në siklet prej mamave

vec-e-vec-big-borhter-albania-211/05/09 13:45

Banorët e vërtetë ndjehen jo shumë në formë që mamatë e tyre po bashkëjetojnë me ta. Atyre u duket sikur vëmendja është më shumë e përqëndruar tek to sesa tek ata. Shpesh herë ata me shaka e vënë në dukje këtë gjë. Edhe bisedat mes tyre janë pak të vakura dhe shpesh futen nëpër bisedat e mamave të tyre. Sikletin e fëmijëve e kanë vënë re edhe mamatë, por për ta bërë situatën më të këndshme, nuk mungojnë dhe ngacmimet mes tyre. Ato u thonë banorëve se po i pret një surprizë e madhe të premten, gjë kjo që mamatë e kanë bërë me fjalë për t’i ngatërruar ata. Përvec mamit të Adelës, mamatë e tjera duket sikur janë rehatuar mirë në shtëpi dhe nuk duan të ikin. Ato shprehen se edhe banorët ndjehen mirë mes tyre, madje disa kanë shprehur dëshirën për të ndenjur ende. Ato këtë gjë e thonë për t’i ngacmuar ata dhe shtojnë se edhe kur e thonë këtë gjë, banorët e thonë me gjysmë zëri dhe me kokën ulur.