Nominimet e mamave

 

mamate-e-nominuara-big-brother-albania-211/05/09 03:06

Mamatë e banorëve flasin për nominimet e tyre që kanë bërë në dhomën e rrëfimeve përballë vëllai të madh. Mami i Bjordit shprehet se ka nominuar mamin e Adelës me motivin se rri shumë në kolltuk, nuk është aktive dhe nuk merr pjesë në debate. Mami i Sorit tregon se e kishte nominuar Antonetën si konkurente të fortë. Adela dhe Bjordi vetëm qeshin me batutat e mamave dhe thonë se i kanë imituar mirë. Sori i thotë mamasë së tij të mos mërzitet nëse del sepse dihet që nominimet e para janë të padrejta. Ari vjen dhe u thotë se ato po i nxjerrin jashtë loje ata dhe nëse ishte vendosur që ato të dilnin, me këtë që po ndodh nuk kanë për të dalë më. Antoneta vazhdon të tregojë historinë e nominimit të banoreve të reja ku në nominim dolën mamaja e Adelës dhe mamaja e Sorit. Mira, e cila bënte rolin e Arbanës i udhëzonte për vazhdimin e spektaklit ku dy të nominuarat do të shkonin tek zona e tunelit dhe bëri lajmërimin për një eleminim të dytë. Mamatë vazhdojnë të tregojnë me radhë historinë, ndërsa banorët e vërtetë nuk pushojnë së qeshuri.