Qetsori : Bjordi po përkëdhelet shumë

per-bjordin-12maj-big-brother-albania-212/05/09 03:20

Biseda për mentalitetin dhe gjendjen shoqërore dhe ekonomike të Shqipërisë vazhdon gjatë. Bjordi, me aq sa di mundohet që të japë argumentat e veta, por fakti që nuk ka jetuar në Shqipëri e bën që ai të mos dijë të përgjigjet mbi shumë pyetje dhe ngrihet e largohet. Sori kapet me këtë xhest të tij dhe i shpreh këto mendime. Ai shton se kur nuk i di, bën mirë që të rrijë e të dëgjojë e jo të largohet sepse kështu e bën të kluptojë se nuk ka më argumenta për të kundërshtuar të tjerët. Sori mendon se nuk është e drejtë që ai të largohet nga debati si gjithnjë dhe ndërkohë ai të mund të jetë fituesi i këtij cmimi sepse sipas Sorit, ky lloj formati ka në plan të parë diskutimin dhe debatin. Adi mendon se Bjordi e ka të vështirë të përballet sespe nuk ka informacion mbi këto gjëra. Edhe Ari mendon se Bjordi vepron gabim sepse kur dikush ia bën atij, Bjordi zemërohet, ndërsa kur i bën ai, nuk duhen marrë për keq. Sipas Arit, Bjordi po përkëdhelet shumë. Adi mendon se Bjordi është një djalë me vlera, por Si Sori dhe Ari nuk e vënë në diskutim këtë gjë, por thjesht u duket e pavend veprimi i tij. “Në kushte të tjera ndoshta nuk do kisha biseduar me një njëzet vjecar, por këtu po”- thotë Sori.