Qetsori : Jam xheloz për mamatë tona

sori-xeloz-per-nenat-big-brother-albania-211/05/09 01:50

Ndërsa djemtë presin të flenë gjum, në dhomën e nënave të tyre dëgjohen të qeshura dhe alegri. Sori i thotë me shaka Arit se tashmë vëmendja iku nga ata dhe u përqëndrua tek ato. Për Arin, ato mund të konkurojnë për famë njësoj si ata sepse tani janë bërë shumë të njohura. “Ah mor Ari, kush e kishte parashikuar kështu!”- thotë Sori duke qeshur dhe shton se ndjehet xheloz për nënat e tyre sepse po argëtohen pa masë në shtëpi. 
Të njëjtën bisedë bëjnë edhe Bjordi me Adelën, të cilët ndodhen në kuzhinë. Adela shprehet se mamatë e tyre po bëjnë vërtetë spektakël. “Janë të papame, njisha”- shton Bjordi.