Sori i mirë apo i keq?

 

sori-i-mire-i-keq-big-brother-albania-212/05/09 02:01

Diskutmit nëse Sori është etiketuar si i keq nga banorët apo është vërtetë, duket sikur i erdhi sërish radha për t’u bërë. Sipas disa banorëve, ai ka qënë ai që është sjellë keq me të tjerët dhe i ka sulmuar. Adi i kujton debatin e disa netëve më parë, por Sori ia kthen se ajo kishte ndodhur pasi ai kishte parë një video familjare dhe ishte shumë i prekur, por megjithatë ishte munduar që ta kalonte dhe biseda me ata i ishte dukur e tepërt. Ai shton se edhe pse banorët mund ta konsiderojnë të keq, duke parë situatat jashtë, me ishbanorët në videon e fundit, jo të gjithë e konsiderojnë të tillë. Adela mendon se nga konkluzioni i Sorit do të thotë se ajo që është sulmuar nga të gjithë edhe në videon e fundit, qenka e keqe, ndërsa Adi mendon se Sori është kënaqur me atë video. Sori ia kthen se për sa kohë kishin fol mirë për të, ndjehet i kënaqur, por Bjordi e mendon ndryshe. Ai shprehet se ndoshta Sori është e keqja e fundit që ka ngelur ende në shtëpi. Sori mendon se ata nuk kanë një koncept të saktë mbi të keqen dhe i ngatërrojnë situata. Sipas tij ai është thjesht një luftarak. “Je luftarak për të keqen”- thotë Bjordi. Sori u kërkon banorëve që t’i japin shembuj konkret se ku u ka bërë ai keq. Adi thotë se ai do t’i marrë lekët dhe kjo është një e keqe, Adela mendon se situatat që kanë ndodhur kanë qënë disa për mirë e disa për keq, Bjordi shprehet se nuk i ka bërë asgjë të keqe por insiston se Sori e ka pranuar dhe klasifikuar veten tek të këqinjtë ndërsa vetë Bjordi e mendon si luftarak. Sori i kërkon që më mirë të shprehet që është luftarak se sa i keq, për aq kohë sa nuk i ka bërë keq as atij dhe as askujt. Sori pyet edhe Arin i cili i thotë se ai e ka ndërtuar lojën në mënyrë të tillë si provokatore dhe tendencioze duke marrë një rol në pamje si të keq. Ari i jep edhe një rast që ka parë nga jashtë në lidhje me lojën me Arjonin, por duke e parë më mirë nga brenda mënyrën e lojës së Sorit, i duket e drejtë sepse ai ka arritur deri në finale.