Sori luftarak, Adi humanist

djemte-finaliste-big-brother-albania-213/05/09 00:52

Me ta bashkohet edhe Bjordi dhe biseda vazhdon tek eleminimi i Arit dhe dyshja e fundit që mbeti. Adi e shpreh sërish se nuk donte të ishte me të në dyshe, por Bjordi thotë përsëri se as Adi dhe as Sori nuk mund të dilnin katër ditë para finales. Ai, duke u nisur nga një shaka që mamatë e tyre u kanë thënë, mendon se të premten mund të ketë një tjetër eleminim. Adi ia kthen se Arbana e tha me zë të lartë që ishin finalistë dhe ndaj nuk mund të ketë tjetër eleminim. Ai shprehet se për të, një dyzetë vjecar me shumë probleme në jetë, është arritje që është në finale. Adi mendon se edhe cmimi i duhet sepse ato para do t’i bënin shumë punë, por e rëndësishme është që arriti deri aty dhe gjithcka tjetër do të ishte një plus për të. Sori citon fjalët e Arbanës e cila tha se ata të katërt janë fitues. Edhe Bjordi mendon se finalistët, sidoqoftë gëzojnë më shumë famë se të tjerët, por për Adin dhe Sorin kjo gjë nuk ka shumë rëndësi. Bjordi thotë se ata kaq kishin në dorë, që të vinin deri në finale sepse tani e ka publiku të drejtën e zgjedhjes. “Për katër ditë, të jemi realistë, nuk mund të japim ndonjë gjë më shumë nga sa kemi dhënë”- shprehet ai. Edhe Adi thotë se nuk do lodhet më që t’i mbushë mendjen publikut se brenda tij ka një tjetër njeri. Ai shprehet se ata janë përkufizuar si imazhe: Sori si luftarak, ai vetë si humanist.