Spektakël i improvizuar

spektakel-i-improvizuar-11-big-brother-albania-2Spektakël i improvizuar
11/05/09 20:42

Banorët kanë vendosur të improvizojnë një spektakël brënda shtëpisë. Spektaklin do ta drejtojë dhe prezantojë Adelajde. Më pas banorët do të performojnë secili nga një këngë dhe poezi. I pari që do të performojë do të jetë Ari i cili do të recitoje dhe këndojë, më pas do të jetë Sori dhe pastaj Adi me Bjordin. Në programin e spektaklit mendohet të bëhet edhe një quiz me pyetje të thjeshta dhe me sens humori, por Adela është në dileme se në cfarë pjese të spektaklit ta prezantojë këtë quiz. Adela me Adin analizojnë skaletën e përgatitur prej vetë atyre dhe mendojnë të ndahen në dy ekipe nënat dhe banorët. Provat e spektaklit kanë filluar.

Quiz
11/05/09 23:47

Sic ishte programuar edhe në skenarin e Adelës tashmë ka filluar momenti i quiz-it. Prezantuesja u thotë nënave të zgjedhin kryetaren e grupit. Pyetjet janë të thjeshta por të përzgjedhura me shumë humor. Pas pyetje përgjigjeve të shumta quiz-it i ka ardhur fundi. Tashme duhet të zgjedhin fituesin. Adela pasi mbledh pikët thotë që fitues janë ekipi i nënave. Adi u dorëzon kupën. Nënave u bëhet qejfi dhe thonë se janë përgatitur shumë për këtë quiz. Mamaja e Bjordit mban fjalen e fituesit. Ajo falënderon “Big Brother” që i dha shancin për të hyrë brënda shtëpisë

Lojë me dinjitet
12/05/09 00:34

Sori diskuton me nënën e vet për jetesën në shtëpi. Ai i thotë se e kupton që edhe ato ndjehen të lodhura, por sidoqoftë kanë ardhur në një moment shumë të përshtatshëm dhe të rehatshëm, ku cdo gjë e shijojnë ndryshe nga ata, për të cilët loja ende vazhdon. Nëna e tij i kujton se ato nuk janë lojtare, por thjesht një pjesë e lojës. Ajo tregon mbi përshtypjet e krijuara si para se të hynte, ashtu edhe në këto momente. Nëna e Sorit thotë se pjesa më e vështirë për të, është kur duhet të shkojnë në dhomën e rrëfimit për nominimet. Sori shprehet se ia uron vetes që këtë lojë ta ketë bërë me dinjitet, ndërsa për fitoren le ta fitojë kushdo qoftë. Ai mendon se në bazë të sjelljes së tij, do të marrë edhe vlerësimet dhe shpreson që atë ta kenë vlerësuar dhe të ketë bërë shumë miq.

Fillon spektakli
11/05/09 22:30

Banorët janë përgatitur për spektakël. Është improvizuar një skenë në oborrin e shtëpisë nga ku do të performojnë banorët, ndërsa mamatë janë rehatuar në kolltuqet përballë tyre. Adelajde prezanton spektaklin dhe e hap me fjalë të ëmbla e komplimenta për mamatë. Më pas ja lë rradhën Arit i cili reciton poezine e përgatitur. Pas kësaj të gjithë u këndojnë një këngë. Mamatë të mallëngjyera shohin spektaklin dhe me sa duket nga sytë e përlotur po e shijojnë atë. Të gjithë performojne pjesët e tyre nderkohe qe nënat shijojnë spektaklin me nga një gotë verë përpara.