Adela dhe Adi : Ndjehemi të lodhur

hane-darke-14maj-big-brother-albania-214/05/09 02:30

Adela shprehet edhe me Adin se nuk ndjehen fort në formë për të qënë aktiv në shtëpi. Ajo thotë se ndjehen të lodhur dhe vetëm shtyjnë ditën. Edhe Sori thotë se janë bërë shumë pasiv. Ai merr si shembull se nëse më parë kërcenin me një këngë, tani vetëm e dëgjojnë atë e nuk lëvizin nga vendi. 
Më pas, Adela dhe Bjordi shkojnë në kuzhinë ku përgatisin dicka për të ngrënë. Adela shprehet se i është shtuar shumë oreksi dhe normalisht ka shtuar dhe në peshë. Sipas saj, fakti që nuk janë shumë në lëvizje dhe vetëm rrinë, bën që të hanë shpesh e të ndodhë kështu. Të dy dalin në kopësht për të ngrënë darkën. Pasi e mbarojnë atë, Adela shkon për të fjetur ndërsa Bjordi qëndron i vetëm në kopësht.

1