Adelajda : Kujtojnë banorët e larguar

adelasoriper-erjolenpavl14/05/09 11:52

Sori dhe Adela kujtojnë disa momente nga klipi që u ishte përgatitur nga banorët e tjerë. Sori shprehet se nuk iu duk e tepërt fjala e Erjolës se e kishte ngacmuar shumë sepse gjithcka ishte në sensin e shakasë. Ai mendon se ndoshta ajo mund ta ketë marrë inat se ai nuk i fiksoi asnjëherë emrin. Ata të dy fillojnë të flasin për Erjolën. Sori thotë se kur ajo fliste, bëhej si një bombë atomike. Ai shprehet se ajo dicka e fitoi nga Big Brother: iu dha mundësia të bënte bashkimin e familjes. Adela tregon se nuk e kishte idenë e problemeve të saj familjare sepse asnjëherë s’kishte folur me të për këtë gjë. Të dy thonë se u bëhet qejfi që Erjola arrit ta realizonte këtë gjë. Për Sorin, edhe Pavlini mund të kishte tentuat të bënte dicka të tillë, por gjithsesi ai bëri zgjedhjen e tij. Adela mendon se cështja e Pavlinit mund të ketë qënë më e vështirë sepse sipas saj, jo të gjitha gjërat mund të thuhen në publik. Sori dhe Adela kujtojnë se Pavlini nuk e kishte thënë kurrë mundësinë e bashkimit të familjes, por ata i urojnë atij që t’i ketë zgjidhur problemet e veta. Ata përfundojnë bisedën duke thënë se në shtëpi ka patur tipa vërtetë të ndryshëm.