Adelajda : Nuk na kanë llogaritur

adela-per-adin14114/05/09 14:59

Bjordi dhe Adelajda diskutojnë për spetaklin final. Bjordi mendon që nëse nuk fitojnë Adi dhe Qetsorit do u vi shumë inat. Adelajda mbështet mendimin e tij dhe shton:-“Do sëmuren fare!” Sipas Bjordit nëse e fiton njëri nga ato të dy tjetrit nuk do i mbesë qejfi. Ai e pyet se nëse fiton ajo do i japë lekë nga cmimi dhe bën një llogaritje për gjërat që i duhen. Ai thotë që rreth 5 mijë euro do mjaftonin. Adelajda i thotë që nëse ajo fiton do ia japë. Adelajda vazhdon duke folur për fitoren. Sipas saj nëse fiton Adi, Qetsori do të thotë:-“Të paktën ishte konkurent i fortë, nuk e luftova dot!” Ajo vazhdon duke thënë që dhe nëse fiton Qetsori, të njëjtën gjë do thotë Adi dhe shton që nëse fiton ajo ose Bjordi atyre do u vi inat. Sipas saj ato nuk i kanë llogaritur asnjëherë si konkurent. Ajo thotë:-“Nuk e mendojnë që mund ta fitojmë ne?!” Sipas saj Adi dhe Qetsori mendojnë që do e fitojë njëri prej tyre duke mos i marrë në konsideratë Adelajdën dhe Bjordin.