Bjordi dhe Adelajda : Ato duan lekët, unë dua fitoren

 

per-fitoren14-big-brother-albania-214/05/09 15:57

Bjordi qëndron me Adelajdën në kopësht duke diskutuar. Bjordi shikon Adin dhe thotë:-“Po sikur t`ia marr fitoren të dyve?!” Adelajda i thotë që ajo do ishte shumë e lumtur dhe se ia uron me gjithë zemër. Ai thotë që është në fazën ku po mendon “se pse mos të jem unë” dhe shton:-“gati në fazën o ti ose unë!” Adelajda i thotë që ajo mendon njësoj si ai dhe shton që ai duhet të kishte menduar që në fillim kështu. Bjordi thotë:-“Lekët falen, fitorja jo!” Sipas Adelajdës fitorja është ajo që ka vlerë pasi lekët mund të fitohen dhe duke punuar. Ajo mendon që duan fitoren pasi kanë nevojë për mbështetje për të gjithë gjërat që kanë kaluar. Ao fillojnë diskutojnë për Grande Fratello duke kujtuar një cift, për të hedhur poshtë idenë që personat që janë lidhur brenda nuk u ka zgjatur lidhja e tyre jashtë. Sipas saj e rëndësishme është fitorja pasi finalistëve do u jepet mundësia, dhe lekët do t`i bëjnë. Bjordi i thotë:-“E kuptova vonë!” Sipas Bjordit ai dëshironte t`i jepte lekët Adit. Adelajda mendon që Adi nuk ka nevojë për fitoren dhe për mbështetjen e publikut sa kanë ato. Bjordi mendon që ai ka dhënë më shumë se Adi dhe Qetsori brenda shtëpisë , por ka frikë se kjo gjë nuk është kuptuar nga publiku jashtë. Adelajda e mbështet duke i thënë që ajo e di këtë gjë. Ai vazhdon duke thënë që ato përvec mesazheve “Lufto armikun dhe fito lekët” nuk kanë dhënë asgjë më tepër. Adelajda i thotë:-“Unë ta kisha thënë, po ti nuk më dëgjoje!” Adelajda thotë:-“Ato kanë dëshirë për lekët, unë kam nevojë për fitoren!”