Bjordi dhe Adelajda : Cfarë u bën grave?

per-daljen13-big-brother-albania-213/05/09 17:59

Bjordi dhe Adelajda duke qëndruar në kopësht diskutojnë për jetën në “Big Brother”. Ato diskutojnë për ditët që kanë kaluar brenda shtëpisë dhe Adelajda thotë:-“Më duket sikur kam luajtur film!” Bjordi shprehet se kur të dalin do jetë aq “rrëmujë” sa që ai ka frikë se nuk do di se si do kontaktojë më pas me banorët e tjerë. Adelajda i thotë që ajo dëshiron që të jetë “rrëmujë” për mos të pasur kohë dhe shton:-“Kam frikë të kem kohë, të jem bosh!” Bjordi i thotë që ai do preferonte të qëndronte në qetësi. Ajo i thotë:-“Të rrish ti në qetësi, për mua është të mos kem kohë, se ne do rrimë bashkë!” Adelajda fillon ta ngacmojë për natën e spetaklit ku ai u votua nga mamatë e tyre dhe i thotë:-“Po ku ia prishe mendjen dhe mamave, cfarë u bën grave ti?!” Ai i thotë që dhe mamatë e shokëve të tij e kanë shumë qejf. Ajo e pyet se si arrin t`i bëj përvete dhe shton që nuk ka patur asnjë femër në shtëpi që nuk e ka dashur. Ai i thotë që është rritur me një femër.