Festa e fejesës

per-festen-e-fejeses-big-brother-albania-214/05/09 12:40

Adi kujton bisedën e mbrëmshme dhe thotë se sot do bëjnë festë të madhe me dolli për fejesën e Bjordit me Adelën. “Kismet”- thotë Bjordi por Adi dhe Sori i thonë se ata kanë bërë gati një pjesë të mirë të përgatitjes për festën si drekën, ftesat e njerëzve, përgatitjen për ceremoninë në kishë. “Dhëndërri ky dhe e ka me dy mendje”- i thotë Sori me shaka. Adela bashkohet me ta dhe Adi e pyet nëse kanë ndonjë festë sot dhe Adela duke mos qënë në dijeni të bisedës së tyre i përgjigjet se jo. Adi i thotë se vjen era fejesë, por ajo ia kthen se janë shumë larg asaj. Adi dhe Sori i tregojnë dhe Adelës përgatitjet e festës dhe ajo duke parë nga Bjordi, i thotë që të mos trembet, por ai ia kthen se është në dijeni të të festës që po përgatit xhaxhi Sori me dajë Adin për ta. Bjordi u thotë atyre se e vendosi që do fejohet, por ama festa do të jetë pa verë. Adi dhe Sori qeshin dhe ia kthejnë se ata do pinë që para festës që të jenë gati për të.

1