Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” do të mbahet më 22-24 maj 2009
Edicioni i gjashtë i Manifestimit “Pranvera në Anë të Malit” do të mbahet nga data 22-24 maj 2009.
Në programin e sivjetshëm është promovimi i librit me kumtesat nga Sesioni Shkencor “Shasi i lashtë, monument i kulturës”, që u mbajt më 16-17 maj 2008. Po ashtu do të bëhet prezantimi i një pjese të eksponateve të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në Shas në vitin 1985.
Ditën e dytë të manifestimit do të mbahen gara në disa sporte, kurse ditën e tretë qendrore të manifestimit do të jetë programi kulturo-zbavitës me muzikë popullore, humor, lojëra popullore, ushqim tradicional, etj.
“Pranvera në Anë të Malit” është manifestimi i vetëm i këtij lloji që mbahet në zonën e Anës së Malit.
Edicioni i parë i manifestimit është mbajtur në vitin 2004 dhe që prej atëherë ky manifestim mbahet për çdo vit në muajin maj.