Ngacmojnë Adelën


ngacmojne-adelen14-big-brother-albania-214/05/09 23:27

Cifti është ulur në kopsht ndërkohë që me ta bashkohet edhe Adi. Adela ankohet duke i thënë që të vijë të bëj ca bisedë ma ta, nuk mund të qëndrojë tërë kohën duke luajtur ping pong. Adi ja kthen se ajo ishte me Bjordin. Por Adela i thotë se përvec Bjordit nuk ka me kë të bisedojë tjetër, po të kishte tjetër njëri atëhërë do bisedonte edhe me të. Të dy djemtë e ngacmojnë Adelën se kush mund të ishte ky tjetër person, madje Adi e këshillon të mos ta bëjë xheloz Bjordin se nuk do ti ketë punët mirë. Bjordi i thotë Adelës se nëse fiton, do ti blerë asaj një kurs për sjelljen. Adela e ofenduar i thotë që ajo e di që ka defekte por nuk është nevoja ti marri një kurs për sjelljen. Atëherë Bjordi shton se do ti marri një kurs për të mos i mbetur hatri. Më pas biseda vijon me nota humori dhe bisedojnë rreth muzikës së viteve 60 – 90.