Për Mimozën

per-mimozen13-big-brother-albania-213/05/09 19:38

Katër finalistët kanë dalë në kopësht dhe kujtojnë momentet komike dhe gazmore që kanë patur brenda shtëpisë. Adela i kujton Qetsorit se përse ai nuk ja kishte treguar ndodhinë e Mimozës? Më pas shton se ja kishte treguar Ari, por ajo do të donte ta dëgjonte nga Qetsori. Ai e kishte pyetur Mimozën nëse ajo e kishte lexuar librin e fundit të Naim Frashërit, ndërsa Mimoza i qe përgjigjur se nuk e kishte lexuar. Qetsori shton se përpara se ta pyeste mbi librin, e kishte pyetur rreth arsimit dhe kulturës, mesatares në shkollë, me letërsinë si kishte qënë dhe me të gjitha këto, dilte që ishte shumë mirë. Më pas e kishte pyetur mbi shkrimtarin e prferuar ose ndonjë libër që kishte lexuar, por nuk kishte marrë përgjigje. Më pas kishte ardhur pyetja tjetër: – “Po librin e Naimit, një libër i famshëm që e ka botuar para pak kohësh e ke lexuar? Përgjigja e Mimozës ishte që ajo nuk e kishte lexuar. Ato komentojnë se nuk ka asgjë të keqe por të paktë mos thotë që ka mbaruar me nota të shkëlqyera. Një person që ka mbaruar me mesatare të lartë duhet ta ketë një shkrimtar të preferuar.

4