Shembull i mirë dhe i keq

per-pijenadibiosori-big-brother-albania-214/05/09 00:14

Dy të mëdhenjtë e shtëpisë, Adi dhe Sori qëndrojnë në kopësht duke shijuar verë e dëgjuar muzikë. Të dy ndjehen shumë mirë në këto kushte. Bjordi vjen dhe i ngacmon dhe u thotë se kështu sic e kanë nisur, do ta mbarojnë verën që sonte e nuk do kenë më për ditët në vazhdim, por ata i përgjigjen se kanë menduar që të sajojnë një festë, fejesën e Bjordit dhe Adelës dhe kështu do mund të festojnë sërish e të pinë verë. Bjordi me të qeshur i thotë se është dakord, madje një ditë do bëjë fejesën, më pas martesën e po të duan ata edhe divorc, mjaft që të kenë festa. Por Bjordi nuk mjaftohet me kaq për t’i ngacmuar ata. Ai u thotë se po i japin atij një shembull të gabuar në lidhje me këtë gjë. Adi dhe Sori bëjnë sikur indinjohen nga fjalët e tij dhe i thonë që të kërkojë falje. “Kërkoj falje publikisht se ju jeni shembuj shumë të mirë për gjithë pijanecët e botës”- i thotë ai. Adi dhe Sori përpiqen t’i mbushin mendjen se nuk po bëjnë asgjë të ekzagjeruar, por Bjordi ia kthen se ndërsa ata po shijojnë verën, ai do të shijojë ngacmimet që po u bënë.