Intervista – Emocionet e nënave që hynë në Big Brother Albania 2

 

sanija-big-brother-albania-2-liveSanija (nëna e Adelës)

Si e pritët surprizën për t’u futur në  shtëpinë e BB?

Të them të drejtën ishte gjëja më e bukur dhe më e lumtur, pasi takova vajzën, por ishte shumë emocionuese dhe shumë e vështirë. I kishte të dyja brenda. Kur takova Adelën thashë se do vdisja në atë moment, zemra më rrihte fort, u bllokova komplet. M’u duk vetja sikur nuk isha në realitet.

 Keni qëndruar më e heshtura nga të gjitha aty brenda …

Në të vërtetë unë jam vetë pak e heshtur edhe në jetën e përditshme, por ajo që më bënte të isha edhe më e heshtur ishte fakti që e gjithë bota na vëzhgonte e na shikonte.

 Çuat në finale Bjordin. Përse?

Ishte e kuptueshme që unë do çoja në finale Bjordin, sepse ata ishin shumë të afërt me njëritjetrin dhe nëse unë nuk do çoja Bjordin aty do ulja veten time dhe vajzën time.

 Si t’u dukën brenda Adela e Bjordi?

Si dy zogj. Bjordi ishte djalë i mirë, i edukuar, i mençur dhe më ka respektuar shumë. Unë nuk i afrohesha aq shumë, sepse atij i vinte shumë turp. Djalë shumë i mirë.

 Cilën nga mamatë do të nxirrnit jashtë shtëpisë?

Do ta nxirrja jashtë shtëpisë Antonetën, sepse u tregua pak mendjemadhe me rrobat dhe me atë sjelljen e saj që mua m’u duk pak e tepruar, ndoshta ngaqë kam tip tjetër.

antoneta-big-brother-albania-2-liveAntoneta (nëna e Bjordit)

Si e pritët surprizën për t’u futur në shtëpinë e BB?

 Ishte e mahnitshme, e paimagjinueshme. Në radhë të parë, sepse do çmallesha me Bjordin. Kisha renditur në kokën time mijëra këshilla, por që nuk arrita të jepja asnjë. E dyta, sepse të gjithë admiruesit e Bjordit do të kishin mundësinë të shikonin që Bjordi kishte një nënë të denjë.

 Si ishte kjo përvojë për ju?

Një përvojë e jashtëzakonshme, me të vërtetë. Orët e para më dukej sikur isha në ëndërr dhe më vonë i vura vetes detyrë që të tregoj meqë më jepej rasti të rrija tri ditë në shtëpinë e djemve, por në të njëjtën kohë të bëja detyrën time si nënë.

 Si u ndjetë mes mamave të tjera?

Me të gjitha mamatë e kam ndier veten jashtëzakonisht mirë. Mamaja e Qetsorit, demonstroi që me heshtjen e saj ishte një grua shumë e zgjuar dhe shumë e vendosur, mamaja e Arit ishte një grua e qytetëruar dhe e hapur, mamaja e Adelës, me sytë e saj nëpërmjet vështrimit të saj, më jepte të kuptoja shumë. Besoj se jemi kuptuar të dyja dhe këtë e tregoi edhe zgjedhja që u bë në dhomën e rrëfimit. Ndërsa kunata është një grua që donte të përfaqësonte familjen e Adit dhe simpatike. Megjithatë, nuk më pëlqeu që ajo nuk votoi për Bjordin. Bjordi ka sakrifikuar fitoren duke ia premtuar Adit, gjithmonë është shprehur. Ajo e dinte këtë sakrificë të madhe të Bjordit dhe nuk ia dha votën djalit tim.

 Cilën nga mamatë do nxirrnit jashtë?

Do lija nënat dhe jo kunatën. Katër nënat kishin të drejtë të gëzonin me fëmijët e tyre. Të katërta i doja aty.

 vezira-big-brother-albania-2-liveVezire (nëna e Sorit)

Si e pritët surprizën për t’u futur në BB?

Surprizën e prita me shumë emocion. Ishte kënaqësi dhe krenari jo vetëm për mua, por për të gjitha. Ishte e pabesueshme dhe na dukej se ishte një lojë derisa u futëm brenda.

 Si e kaluat gjatë atyre ditëve?

E kalova shkëlqyeshëm. Banorët m’u dukën të mrekullueshëm, që të gjithë. Edhe djali im ishte i njëjtë me të tyre. Nuk bënte dallim mes banorëve.

 Me cilën u ndjetë më mirë?

U ndjeva mirë me të gjitha, por gjuhën e përbashkët e gjeta me kunatën e Adit.. Pata emocion të madh kur u fut Agroni, pata emocion shumë të madh kur Adi më dha një vlerësim që mua nuk m’u duk i arsyeshëm, megjithatë ishte mendimi i Adit. Emocion pata kur u futa në dhomën e rrëfimit për t’i dhënë votën Bjordit dhe ia dhashë me kënaqësi. Për arsye se djali im i kishte dhënë një emocion jo të këndshëm dhe desha që unë t’ia jepja këtë emocion si për të bërë një shlyerje.

 Cilën nga mamatë do të nxirrnit jashtë shtëpisë?

Do i nxirrja jashtë të pesta siç ishin, se fëmijët nuk ndien veten e tyre dhe ranë në një qetësi loje.

mira-big-brother-albania-2-liveMira (kunata e Adit) 

Si kaluan ditët në BB. Ju bezdisnin kamerat në shtëpi?

Jo fare, e di si është puna, mbase po të hyja vetëm do isha shumë e mpirë, por ngaqë e dija që aty ishte Adi, isha e lirshme. (Qesh)

 Keni bërë “komplote” me nënën e Sorit…

Po bashkë me nënën e Sorit… Kishim rënë pak të dyja njësoj (qesh) çdo gjë e bënim të dyja ne. I kemi thënë tre prej banorëve për një surprizë të ditës së premte. I merrnim veç e veç dhe u thoshim që të visheshin mirë që në mëngjesin e të premtes… (qesh) pastaj shkova në dhomën e rrëfimit dhe i thashë Vëllait të Madh, se mos ka ndonjë surprizë e po u prishnim punë!

 Kur dole kishit ilaçet në dorë?

I kam pirë me të vërtetë ilaçet. Që kur thanë për nominimet, nuk doja. Sado që Adi mund të kishte qejf, unë nuk e bëja dot, fillova të dridhesha, por kur tha Arbana që do e çonim në finale, ishte më e thjeshtë. Ndryshe do më dukej si thikë pas shpine. U mësova me ata tri ditë dhe sesi më dukej.

 Çuat në finale Arin dhe u duk si diçka shumë e çuditshme?

Në fakt, që kur e shikoja në shtëpi, e kam pëlqyer shumë Arin, por para Bjordit nuk e vija dhe nuk e vë dot. Mirëpo, kur mendova që nëna e Adelës do çonte Bjordin në finale dhe nëna e Qetsorit do ishte për Bjordin se pashë disa shenja që më bënë të mendoja kështu, thashë me vete, se Bjordi ka 2 vota dhe meqë pas tij unë vë Arin, ia dhashë atij votën time. Kur dola jashtë u habita që mami i Arit, kishte votuar Adin.

 Cilën zonjë do kishit nominuar për ta nxjerrë jashtë?

Unë do të kisha nominuar Netën. Ajo i merrte gjërat shumë seriozisht, rrihte lart. Do e nominoja se na vinte inat që kishte shumë fustane dhe ne nuk ishim përgatitur, kishte shumë tualete që nuk na i jepte t’i përdornim dhe nuk na linte të rrinim rehat.

lavdia-big-brother-albania-2-liveLavdia (nëna e Arit)

Si e pritët surprizën për t’u futur në shtëpinë e BB?

Fillimisht e përjetova me shumë ankth, se ishte një gjë që nuk e kisha eksperimentuar në jetën time dhe për më tepër do shkoja në një vend ku do të gjeja tim bir. Pastaj fillimisht siç u pa edhe nga publiku që vetë djemtë nuk e pritën mirë. Kjo sepse nuk donin që të na kishin pranë, por ata mendonin se çdo gabim i bërë prej nesh do t’i penalizonte. Por kur e panë që ne të gjitha nënat dhamë një shembull shumë të mirë, ditën e dytë ishte krejt ndryshe. Filluam të rrinim si në shtëpinë tonë dhe të gjithë na u dukën si fëmijët tanë. Filluam të çmalleshim, të mblidheshin bashkë e të diskutonim për tema të ndryshme. Ditët u mbushën aq plot saqë nuk arrinim ta merrnin vesh si kalonte koha.

 Përjetuat një spektakël surprizë…

Nuk po e besonim se çfarë po ndodhte. Na dukej sikur ishte diçka për të na matur pulsin, për të na parë sesi do reagonim, por kur ndodhi patëm emocione mjaft të forta. Kisha një rrahje zemre të paparë. U vumë në një pozitë mjaft të vështirë, por për fat të mirë nominimi ishte për të çuar dikë në finale dhe jo për ta eliminuar përndryshe nuk do kisha zgjedhur dot. E përjetuam aq shumë sa nuk e bënim dot se na dukej sikur hiqnim një pjesëtar të familjes.

 Nominove Adin…

Me t h ë n ë t ë drejtën ngaqë është tiranas. Sikur shkova më mirë dhe me kunatën e Adit sikur gjeta veten një çikë më shumë. U tregova pak lokaliste, por siç e thashë kur bëra nominimin, ai më preku kur më puthi duart..

 Cilën nga mamatë do të eliminonit?

Asnjërën, të betohem se asnjëra nuk më la ndonjë shije të keqe. Kemi kaluar në mënyrë të shkëlqyer. Nuk them dot.

3