Kejsi Tola e pesta edhe me vota në Eurosong 2009

May 16, 2009   | Lajmet / Vijesti

kejsi-tola_perfaqesuesja-e-shqiperise-ne-eurovisionPërfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision,  është renditur e pesta edhe sa i përket votave të publikut, gjatë gjysmëfinales se dytë të Eurosong që është mbajtur të enjten në Moskë.Të parët që janë renditur ishin përfaqësuesit e Azerbajxhanit me këngën “Always”, që këndohet nga këngëtarja AySel dhe Arash, ndërkaq pas saj janë rënditur Kroacia, Ukraina dhe Lituania.E pesta, sipas ueb-faqes www.esctoday.com, që bën publikimin e favoritëve të cilët mund të fitojnë Eurosong, është renditur përfaqësuesja e Shqipërisë, Kejsi Tola me këngën “Carry into your dreams”.

Përfaqësuesit tjerë të cilët janë renditur pas Shqipërisë me vota janë përfaqësuesit e Moldavisë, Danimarkës, Estonisë dhe Norvegjisë. Ndërkaq, përfaqësuesi grek thuhet se ka marrë vota më së shumti prej jurisë profesionale të vendeve gjë që e bën këtë favorit, por ai ka marrë shumë pak vota të publikut.Favorit për të fituar këtë festival konsiderohen edhe Turqia e cila në natën e parë gjysmë finale kishte arritur të merrte më së shumti vota të publikut ndërkaq favorit të tjerë konsiderohen edhe Suedia, Finlanda, Norvegjia, Rusia dhe Azerbajxhani.kejsi-tola_perfaqesuesja-e-shqiperise-ne-eurovision1

Tola konsiderohet si njëra ndër këngëtaret më simpatike të festivalit pasi që edhe këtë vit Shqipëria përfaqësohet me një 17 vjeçare në këtë festival.Për dallim nga vitet e tjera, ku vendet Ballkanike janë kualifikuar për finale, sivjet vetëm pesë nga këto vende kanë arritur këtë synim. Favorit nga Ballkani konsiderohet Turqia dhe Greqia ndërkaq pas tyre rënditen Bosnja Hercegovina, Shqipëria dhe Kroacia.

Zhgënjim kësaj radhe duket se ka qenë përfaqësuesit e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Qipros të cilët prapë nuk kanë arritur ta shijojnë finalen e Eurosong. Shqipëria kualifikohet në finale për të dytin vit radhazi pasi që edhe vitin e kaluar kishte arritur në finalen e Eurosong që u mbajt në Beograd.

Shqipëria e 19-ta me radhë të shtunën

Pas kualifikimit të finalistëve, po ashtu është hedhur edhe shorti për renditjen e këngëtarëve që do të këndojnë të shtunën, me 16 maj në Moskë. Pas ndarjes së shortit përfaqësuesja shqiptare, Kejsi, ka thënë në konferencë për shtyp së është shumë e lumtur që përfaqëson Shqipërinë, ndërkaq ajo sapo ka mbushur 17 vjet.

kejsi-tola_perfaqesuesja-e-shqiperise-ne-eurovision2Por, ajo ka shpjeguar se kjo nuk do të thotë asgjë sepse edhe pse është e re ajo ka talent – ajo ka besim në aftësitë e saj. Mandej ajo ka kërkuar nga valltari i saj i kaltër që të rri në mes të skenës dhe për këtë ka marrë një duartrokitje të gjatë nga gazetarët.

Renditja numerike e këngëtarëve që do këndojnë të shtunën

1. Lituania
2. Izraeli
3. Franca
4. Suedia
5. Kroacia
6. Portugalia
7. Islanda
8. Greqia
9. Armenia
10. Rusia
11. Azerbajxhan
12. Bosnja dhe Hercegovina
13. Moldavia
14. Malta
15. Estonia
16. Danimarka
17. Gjermania
18. Turqia
19. Shqipëria
20. Norvegjia
21. Ukraina
22. Romania
23. Britania e Madhe
24. Finlanda
25. Spanja

Gazeta Express

YouTube Preview Image