Gjeloshaj: Ra ky mort e u pamë

May 18, 2009   | Reportazh / Reportaža

naser-cobajNaser Çobaj në krejt këtë lojë e kyç edhe Palokë Camaj, doktor i të drejtës ndërkombëtare nga Malësia me banim në SHBA. Emisioni i këtyre të dyve me një kushëri të afërt të një funksionari të lartë të UDSH-së do të mbetet si një nga ndërhyrjet më të turpshme në ndonjë fushatë parazgjedhore të një grupi të interesit, por si duket me interesa të caktuara.
“Ra ky mort e u pamë” titullohej një vepër e Ismail Kadaresë, e botuar në vitin e parë të çlirimit të Kosovës, i cili u promovua me rastin e Panairit të Parë të Librit në Prishtinë pas lufte. Kadare pati nderin ta hapi këtë panair.
Më kujtohet se si studentë në atë kohë ishim të etur për librin shqip dhe në Panair blenim libra shqip aq sa edhe nuk kishim mundësi. Ishte një ndjenjë e veçantë. Ishim një grup i vogël nga Malësia, një pjesë e të cilëve për fat të keq nuk janë me ne, por ka edhe të tillë që janë të gjallë, por “të ndjerë”.
Mirëpo kësaj radhe këtë titull do ta përdori për një temë jashtë librit, për çështje politike. Zgjedhjet kaluan dhe doli në dritë pse një pjesë e ASH –së, shkoi në një listë tjetër dhe pse ai grup nuk deshi të pranojë ndarjen e mandatit të deputetit me anëtarë të ASH-së dhe të mos ketë ndarje të ASH-së. Kjo është e qartë, ra ky mort e u pamë, se qëllimi i tyre ishte për ta shkatërruar lëvizjen politike për komunë të Malësisë, sepse asnjë argument tjetër nuk vjen në shprehje nëse pranon një marrëveshje me dikë jashtë subjektit ashtu si mund ta kesh një subjekt.
Pra, Amir Hollaj është deputet dy vitet e para të cilit personalisht i uroj dhe i dëshiroj suksese dhe nëse mandati zgjat 4 vjet, dy vitet e tjera i ka Vasel Sinishtaj, megjithëse gjatë fushatës parazgjedhore manipuluan me votues duke thënë një mënyrë tjetër të ndarjes së mandatit e posaçërisht për Malësi e kam fjalën, mirëpo këtë do ta çmojnë ata që votuan.
Ata biseduan aq shumë për marrëveshjen famoze e cila si duket ishte vetëm për të mashtruar votuesit.
Nuk u deshtën të kalojnë shumë ditë nga zgjedhjet dhe të gjithë ta kuptojmë pse Naser Çobaj ishte aq shumë i kyçur disa muajt e fundit duke tentuar të dizajnojë skenën politike shqiptare në Mal të Zi.
E vetmja arsye ishte sepse personi në fjalë është një lokalist i madh anamalas dhe ishte në gjendje të bëjë çmos që kjo trevë të ketë deputetin e vet. Kishte këtë synim dhe ishte në gjendje të shkatërrojë gjithçka para vehtes.
Si synim kryesor për ta shkatëruar njëherë e mirë e kishte LD në MZ, mirëpo nuk ishte aq i vrullshëm në këtë sepse përmes kësaj kishte qëllim tjetër, ta shkatërrojë ASH-në ku për fat të keq veç i kishte gjetur njerëzit e vet në ASH për këtë dhe duke e parapërgatitur muaj të tërë përpara ndarjen e grupit të Vaselit dhe koalicion me Alencën e re që ishte e vetmja mundësi që Naser Çobaj anamalas të ushqejë lokalizmin e vetë të flaktë dhe në tjetrën mënyrë me një grup nga ASH ta realizojë qëllimin e pushtetit për të tentuar shkatërimin e lëvizjes politike për komunë të Malësisë që ka qenë subjekti i vetëm politik që i ka marrë votat pushtetit. Këtë ia arriti dhe falë naivitetit të Vaselit që hyri në kurthin e tyre, duke bërë një marrëveshje që kinse edhe Naser Çobaj e grupi i tij shkatërrues ishte garantues. Dhe të gjithë po e shohim se Vaselin e tradhëtuan dhe nuk po e rrespektojnë marrëveshjen, mirëpo edhe kjo e ka episodin e vet, sepse nëse dikush don ta kuptojë, unë publikisht kam thënë se Amir Hollaj nuk do t’ia lëshojë vendin Vaselit edhe nëse sipas marrëveshjes i takon. Këtë e ka ditur secili që di të lexojë Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve i cili është shumë i qartë.
Mirëpo për atë se çka i kanë bërë këta Vaselit, e Vaseli Malësisë dhe në krejt këtë si qëllim kryesor për të dobësuar ASH-në, do të merrem një herë tjetër, mirëpo edhe rolin kryesor të Smail Çunmulaj dhe disa të tjerëve në krejt këtë do të merrem në një shkrim në një prej numrave në vijim, sepse e vërteta duhet të dalë në dritë.
Naser Çobaj në krejt këtë lojë e kyç edhe Palokë Camaj, doktor i të drejtës ndërkombëtare nga Malësia me banim në SHBA. Emisioni i këtyre të dyve me një kushëri të afërt të një funksionari të lartë të UDSH-së do të mbetet si një nga ndërhyrjet më të turpshme në ndonjë fushatë parazgjedhore të një grupi të interesit, por si duket me interesa të caktuara.
Tani të gjithë po e shohim, ra ky mort e u pamë, se qëllimi i Naser Çobajt ishte që ta shkatërrojë ASH-në, së bashku me disa nga anëtarët e ASH-së dhe ta bëjë një anamalas deputet. Po Palok Camaj, ku është ai në krejt këtë lojë dhe çfarë ishte qëllimi i tij dhe ai prezantim i turpshëm? Ku janë tash dhe çka bëjnë këta persona, pse nuk po u dëgjohet zëri, apo ndoshta iu vjen edhe turp për atë që kanë bërë, por për të treguar krejt fytyrën e vet këta persona e përjashtojnë nga puna Muhamed Gjokaj, sepse gjendet përkrahasi i ASH-së dhe imi. Kjo më shumë tregon për ata vetë që një malësor me familje dhe fëmijë në zhvillim e lënë në rrugë dhe e largojnë nga vendi i punës ku fitonte bukën për fëmijët e vet dhe punonte me dinjitet dhe profesionalizëm për çështje kombëtare. Mirëpo, si duket, sipas tyre kjo nuk mjaftonte. Duhet të jesh i dëgjueshëm dhe të kesh mentor, mirëpo këto gjeneratat e reja poskomuniste nuk do t’i pranojnë kurrë.
Palokë Camaj ndoshta një ditë do të pendohet dhe do t’i kërkojë falje Malësisë për këtë, sepse kontribuoi që Malësia të tradhëtohet nga Naser Çobaj dhe për faktin se e motivuan dhe i dhanë kurajo së bashku me disa të tjerë nga ASH që Vasel Sinishtaj të bëjë atë çka bëri dhe në fund të tradhëtojnë jo veç Vaselin, por 1200 votues malësorë që sot janë të tradhëtuar nga Vaseli. Mirëpo unë mendoj se Vaseli veç ka mbetur viktimë e krejt kësaj loje, se u ka besuar njerëzve. Me Nikën nuk pranojë të randitet i dyti kurse me Amirin pranoi ta ndajë mandatin si i dyti dhe bëri marrëveshje për të mashtruar malësorët, marrëveshje kjo që dihej se nuk do të respektohet dhe kështu mbeti i dyti në çdo mënyrë me Amirin. Vallë, mos do të ishte më mirë sikur të kishte mbetur në ASH e të ishte i dyti, por kryelartë dhe pa gjithë këtë çfarë ka ndodhur. Jam i bindur se po, sepse në Malësi dhe për malësorët kishte qenë i pari, e pas kësaj çka ka bërë dhe që ia kanë bërë, s’është as i dyti, por për fat të keq është i fundit në Malësi. Normalisht këtu nuk mendoj si person, por Malësia si e tillë mbeti e fundit pa deputet, që është për komunë të plotë. E di se Vaselit ia kanë luajtur lojën shumëkush, duke filluar nga këta “dashamirët” nga diaspora, të cilët e përkrahën, por edhe nga bashkëpunëtorët më të afërt që i ka pasur këtu. Prandaj e ftoj të kthehet në gjirin e vet të cilit i takon, të jetë në ASH dhe të rrimë e të bëjmë strukturë partiake si na ka hije, një nga një të afrohemi duke përzgjedhur më të mirët, dhe paraprakisht të pranojmë se të gjithë duam të pranojmë të jemi jashtë dhe t’i zgjedhim më të mirët për hir të Malësisë dhe të pushtetit lokal. Gabimet janë për njerëz, për të gjithë ne, por duhet që të jemi aq të ngritur dhe këto gabime t’i lëmë mbrapa dhe për hir të së ardhmes dhe asaj për çka jemi formuar, të rrimë dhe të bashkojmë subjektin dhe malësorët, sepse ai që pretendon të merret me politikë, duhet që aspektet personale t’i lëj anash për hir të asaj më të madhes, për hir të Malësisë, nëse për njëmend ky ka qenë qëllimi.

Nik
Koha Javore

YouTube Preview Image
2