Si i shoh unë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe NATO-s

May 18, 2009   | Reportazh / Reportaža

dritan-abazoviq_ulqinDUKE PRITUR “NA (fakën) – TO (në)”
NATO, pa dyshim, do të thotë siguri dhe ai për ne është gjithmonë i rëndësishëm dhe do të thotë mundësi më të madhe të progresit në të gjitha sferat.
Rrëfimi ka filluar, vetëm se pritet epilogu i tij! Rrëfimi ka filluar në momentin kur Mali i Zi u përcaktua në mënyrë të qartë për integrime euro-atlantike dhe në këtë mënyrë i ka caktuar vetvetes objektiv që të bëhet anëtare e Aleancës së NATO-s. Mirëpo, çdo tregim ka versionet e veta të cilat, sikurse aroma e kafesë dhe alkoolit, përhapen nëpër çarshi dhe të cilat interpretohen nga ana e “analistëve të thjeshtë” të shumtë të ndodhive politike bashkëkohore në vend dhe në botë.
Po për çka, në realitet, llomotitet nëpër kafene me buletine dhe gazeta para vetes? A duhet të Mali i Zi të bëhet anëtar i Aleancës? Konfuzion total: Qeveria është pro, qytetarët janë kundër, pushteti fiton shumicën absolute në zgjedhje, NATO-s i bie rejtingu sipas anketave… Një Mal i Zi tipik – vend i vogël përplot njerëz të mençur, me fjalë shumë, e me pak punë. Rezultati – as ujë as verë… Në kuadër të gjithë kësaj është intriguese se sa pak njerëz dëshirojnë që në mënyrë serioze, në një mënyrë denjësisht akademike, të absolvojnë ndonjë temë. Fuqia e argumenteve shpeshëherë zëvendësohet me qendrime shprehimisht të ngurta dhe me përralla mitologjike nga e kaluara nga të cilat, siç duket, kemi dalur vetëm deklarativisht!
Po cili është thelbi i tregimit: thelbi është që të paraqiten të gjitha argumentet pro dhe kundër, me të gjitha të njihet publiku dhe në bazë të informacioneve të bollshme të vendoset nëse duhet bërë asociimi në Alenacë apo nëse me të duhet zhvilluar ndonjë formë tjetër bashkëpunimi. Ky është edhe thelbi përse unë kam vendosur të shkruaj këtë ese.
Sikur tani do të hynim në detajet e njërës dhe tjetrës palë, mendoj se në vend të esesë do të mund të shkruanim libër, prandaj do të përqendrohemi vetëm në thelbin e argumentit PRO, KUNDËR dhe i PËRMBAJTUR, apo më mirë të themi NEUTRAL!
Do të fillojmë nga mjedisi, pra nga argumentet kundër. Kurdo që mendoj për ndonjë argument kundër, nuk mund të mos e kujtoj një amerikan i cili gjatë një seminari për NATO-n, kur e pyetën se cila është ana negative e Paktit të NATO-s, pasi u mendua pak, u përgjegj: “Nuk mund të më bie ndërmend asgjë që është anë negative e Aleancës”. Mos ka qenë amerikani i paguar të flasë kësisoji apo me të vërtetë ka menduar thjeshtë kështu, unë nuk e di as që më intereson. Sikur të më bëhej e njëjta pyetje, unë do të përgjigjesha ndryshe: “Anët negative të Paktit të NATO-s janë dominimi dhe presioni i fuqive të mëdha ushtarake të cilave vendi ynë gjithësesi nuk u takon, shërbimi në operacionet ushtarake anembanë botës, si dhe pakt ky i krijuar për sigurimin e hyrjes së kapitalit të huaj nga vendet e pasura në të gjitha vendet e tjera mesatarisht të zhvilluara dhe vendet e varfëra të cilat shfaqin dëshirë që të aderojnë në Aleancë apo që me të të kenë ndonjë lloj bashkëpunimi.
Këtu shtrohet pyetja: Por, këto janë vende demokratike? Po, ato janë, mirëpo demokracia gjithashtu është parakusht që kapitali i huaj të depërtojë në ndonjë vend, sepse për të demokracia është garant se do të jetë i sigurtë dhe gjithashtu është garant se prodhuesit më të mëdhenj do të t`i realizojnë qëllimet e veta. Nuk dua të hyjë në gjerësinë e sqarimit të mëtutjeshëm, por mund të konstatoj se argumentet e sipërpërmendura mund të sqarohen më gjerësisht dhe se gjithashtu janë arsye e mjaftueshme për shqyrtim. Por, te ne rrallëherë dëgjohen argumente të tilla; te ne mjafton vetëm të thuhet viti 1999. Sipas mendimit të disave, këtu NATO e ka fëlliqur për të gjitha kohërat, të paktën sa i përket vendit tonë. Por, nuk duhet të jemi mendjeshkurtër, e para së gjithash duhet të jemi të sinqertë e të themi: ne kemi fëlliqur shumë më përpara se NATO dhe duhet të jemi të lumtur që pas marrëzive të tilla politike që i kemi bërë, përsëri na është ofruar dora dhe na është ofruar shansi që të jemi pjesë e botës bashkëkohore. Pra, vitit 1999 i paraprin vitet 1992, 1993, 1994, 1995, 1998 etj… Ne kemi të drejtë të hidhërohemi ndaj NATO-s, gjithësesi, ngase gabimet e tij kanë qenë të mëdha dhe janë paguar me jetëra të qytetarëve të pafajshëm, por duhet të hidhërohemi edhe ndaj vetvetes, sepse gabimet tona janë paguar me mijëra jetë të qytetarëve të pafajshëm. Për fat të keq, matematika këtu është tejet e thjeshtë.
Do të vazhdojmë tregimin lidhur me argumentet dhe arrijnë deri te NEUTRALITETI, shpresoj deri te tregimi i sinqertë i pacifistëve malazias për të cilët mund të pohoj se në thelb, se nuk janë në një numër të madh. Unë e respektoj një qëndrim të tillë sikurse edhe çdo qëndrim tjetër natyrisht, por nuk e kam krejtësisht të qartë deri në fund. Neutraliteti nënkupton përjashtimin permanent të vendit nga të gjitha konflitet luftarake potenciale, dhe përjashtimin nga të gjitha dhe blloqet ushtarake. Sipas definicionit, por edhe në mënyrë deklarative, ky opcion është me të vërtetë më i miri dhe këtu nuk ka kurrëfarë dyshimi, por gjithëherë ekziston ajo “por”!
Neutraliteti në kontekstin e vendit tonë ka një kuptim tjetër, pikësëpari për shkak të mentalitetit tonë por edhe për shkak të hapësirës gjeografike në të cilën ndodhemi. Ne jetojmë në Ballkanin e furishëm dhe këtu të jeshë neutral do të thotë së paku të dalësh naiv. Nuk do të elaboroj më lidhur me këtë. Si argument imponohet edhe tregimi për modelet, siç janë Zvicra dhe Islanda. Për Zvicrën është e tepërt të flitet, por vetëm dua të theksoj se kjo është një vend sigurinë e të cilit e garanton as më pak e as më shumë se e gjithë bota dhe në të cilën ajo i ruan paratë, e të tillë ka sa të duash për një jetë të qetë të zvicëranëve, të paktën derisa të ekzistojë kapitalizmi. Modeli i Islandës është krejtësisht i papërshtatshëm prë Malin e Zi, ngase ky vend, vetëm sa për informacion, i jep shuma të mëdha parashë Norvegjisë që të kontrollojë sigurinë e saj në det dhe në breg. Ne nuk i kemi këto para (ndonëse Islanda bankrotoi para pak kohe), dhe prandaj as nuk mund të flasim për këtë model. Megjithatë, për neutralitet duhet të kihet diçka e veçantë, kurse vendi ynë, tani për tani, nuk bën pjesë në këtë film.
Argumentet që shkojnë në favor të asociimit janë më të shumtit. Ato nisen nga fakti se NATO nuk është vetëm Pak ushtarak, por edhe politik dhe prandaj ai do të thotë edhe forcimin e diplomacisë sonë si dhe të mundësisë të vendit tonë për një bashkëpunim më të ngushtë me vendet anëtare. NATO, pa dyshim, do të thotë siguri dhe ai për ne është gjithmonë i rëndësishëm dhe do të thotë mundësi më të madhe të progresit në të gjitha sferat.
Pas anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, manovra e vendit tonë që të mbetet jashtë aleancës u zvogëlua deri në maksimum.
Me vendin e vet në NATO, Mali i Zi do të fitonte mundësinë të cilën e ka çdo vend anëtar i Aleancës, e kjo është e drejta e vetos. Në këtë mënyrë, të paktën de jure, ai do të ishte i barabartë me supërfuqitë siç janë Franca, SHBA-ja, Gjermania… Spekulimi që vendi, pas hyrjes në NATO do të jetë në shënjestër të terroristëve është në shpërpjesëtim të drejtpërdrejtë me spekulimin se mosanëtarësimi ynë do të thotë se NATO do të na sulmojë (përsëri). Me anëtarësimin e vet vendi do të bëhej pjesë e një loje të madhe, kurse lojtarë të mëdhenj janë vetëm ata që marrin pjesë në gara të mëdha.
Dhe sa për fund, të gjitha argumentet mund të merren si valide, por disa më të forta, kurse disa më të dobëta. Mendimi im subjektiv niset nga fakti se të gjitha negativitetet që natyrisht i ka NATO, mund të menjanohen vetëm brendapërbrenda tij, por kurrësesi duke ndenjur mënjanë. Nga ana tjetër, neutraliteti është i mundshëm vetëm sikur të dakordohej në shkallë rajonale i cili që tani veç është i pamundur, ngase vendet e rajonit tashmë janë bërë anëtare të Aleancës.
Në të ardhmen, Malit të Zi do t`i duhej që tregimin e vet të kafenesë shumë më tepër ta shëndërrojë në debat akademik dhe atëherë zgjedhjen do ta kenë shumë më të thjeshtë. E si të vihet deri te vendimi për hyrje në anëtarësi, do të shkruajmë ndonjëherë tjetër. Dhe derisa presim NA (fakën) – TO (në)”, të gjithë së bashku duhet të punojmë në drejtim që të pushojmë të jemi robër të miteve dhe të asaj që në psikologji quhet mendësi e trashëguar, por përkundrazi duhet të synojmë në çlirimin dhe në të gjitha format e lirisë.
Asociacioni i parë që u bie ndërmend kur përmdnet NATO është siguria. Shpresoj se në të ardhmen siguria do të thotë diç më shumë, si, bie fjala, fjala LIRI!

(Eseu i mr. Dritan Abazoviq mori çmimin e parë në konkursin që e organizuan Qendra Alfa dhe Qendra Nansen Dialog në temën “si i shoh unë marrëdhëniet ndërmjet Malit të ZI dhe NATO-s”)

Dritan Abazoviq
Koha Javore

YouTube Preview Image

Apatin,  Aran?elovac,  ?uprija,  ?a?ak,  ?apljina,  ?itluk,  ?abac,  ?ipovo,  ?iroki Brijeg,  ?ep?e,  ?ivinice,  Ba?ka Palanka,  Banja Luka,  Banovi?i,  Be?ej,  beograd,  Biha?,  Bijeljina,  Bor,  Bor?a,  Bosanska Gradi?ka,  Bosanska Krupa,  Bosanski ?amac,  Bosanski Brod,  Bosanski Novi,  Br?ko,  Bu?im,  Bugojno,  Cazin,  Crna Gora,  Derventa,  Doboj,  Donji Vakuf,  Drvar,  Dubrovnik,  Fo?a,  Fojnica,  Glamo?,  Gora?de,  Gornji Milanovac,  Gornji Vakuf,  gostivar,  Gra?anica,  Grada?ac,  Gradiska,  Grahovo,  Had?i?i,  Ilid?a,  In?ija,  Jablanica,  Jagodina,  Jajce,  Kakanj,  Kalu?erica,  Kikinda,  Klju?,  Konjic,  Kotor Varo?,  Kragujevac,  Kraljevo,  Kru?evac,  Kula,  Kupres,  Lakta?i,  Lazarevac,  Leskovac,  Livno,  Ljubinje,  ljublana,  Ljubu?ki,  Loznica,  Lukavac,  Maglaj,  Mladenovac,  Modri?a,  montenegro erlajnz,  mostar,  Mrkonji? Grad,  Neum,  Ni?,  Novi Pazar,  Novi Sad,  Novi Travnik,  Obrenovac,  Od?ak,  ohrid,  Ora?je,  Pale,  Pan?evo,  Para?in,  Pirot,  Po?arevac,  Podgorica,  Priboj,  Prijedor,  Prokuplje,  Prozor,  pula,  rijeka,  Ruma,  Sanski Most,  Sarajevo,  Senta,  serbija,  sibenik,  skopje,  Smederevo,  Smederevska Palanka,  Sokolac,  Sombor,  split,  Srebrenica,  Srebrenik,  Sremska Mitrovica,  Stolac,  Struga,  Subotica,  Temerin,  Tesli?,  tetovo,  Travnik,  Trebinje,  tuzla,  U?ice,  ulcinj,  Valjevo,  Velika Kladu?a,  Vi?egrad,  Visoko,  Vitez,  Vogo??a,  vojvodina,  Vranje,  Vr?ac,  Vrbas,  zadar,  Zagreb,  Zaje?ar,  Zavidovi?i,  Zenica,  Zrenjanin,  Zvornik,copacabana ulcinj,  h?tels,  hotel ulqin,  Kosova,  Mali i Zi,  Maqedonija,  Montenegro,  montenegro tourisme plage,  montenegro ulcinj,  Shpallje Falas,  Shpallje Falas per shitjen e shtepis se juaj,  Shpallje Falas per villat e juaj,  Shpallje Falas Real Estate,  Shpallje Falas turistike,  shqiperija,  tourisme,  Ulci?,  ulcinj,  ulqin,  ulqin hotel,  ulqini,  ulqini 2007,Ada Bojana,  Alba?czyk,  Cita di Dolcino,  Copacabana,  Czarnog?ra,  Czarnog?rzec,  Don Kichota,  Ma³a Pla?a,  Mandra,  MIGUEL DE SERVANTES,  p?³wyspy Marjan,  Pla?a Valdanos,  Rzeka Bojana,  Shas / ?as / Sva?,  Ulci?,  Ulcinjsk¹ Riwier?,  Wielka Pla?a,  Wyspa Bojana,GORA,??????????,???????,??????????, ?ern? Hora,TO ULCINJ / ULQIN,MONTENEGRO, Czarnog?ra, Muntenegru, ????? ????, Montenegr?,ulcinj, location de vacance, location saisonni?res, louer chambres,location de vacance, Locations vacance, h?bergements vacances, logements de vacances, location maison avec piscine, Location vacance, locations de vacance, h?bergements de vacances, location, locations entre particulier, logements vacance, vacances ? Mont?n?gro - location ? Ulcinj ,location  de bigorre,Albaniku,  Artana,  Bujanoci,  Burimi,  Dardana,  Dardan?,  De?an,  Dibra,  Drenas,  Drenasi,  Ferizaj,  Ferizaji,  Fush? Kosova,Besplatni internet oglasi,Besplatni oglasi,besplatni mali oglasi,besplatni turisti?ki oglasi,oglasi, usluge, turizam,Turisti?ke usluge,Doma?i turizam,Besplatni Oglasnik,Brzi Oglasi Besplatno,Besplatno OglasavanjeTurizam,besplatni oglasi sa slikom,Turisticki informator besplatni,li?ni-oglasi,BESPLATNI Turisticki OGLASI SA SLIKAMA,BESPLATNI Turisticki Oglasi saVideom,turisticki smestaj oglasi,Turisti?ki vodi? balkana,BESPLATNA REZERVACIJA SMESTAJA,Postavite besplatno Vas oglas,FREE TOURIST GUIDES,Izdavanje-Turizam oglasi,Balkan Turisticki vodic,shpallje turistike falas,Shpallje Falas,Shpallje falas per Komplekse Turistike,Lajmerime,Njoftime,shpallje shqip per shqiptaret ne shqiperi kosova maqedoni,mal te zi,Fush? Kosov?,  Gjakova,  Gjakov?,  Gjilan,  Gjilani,  Gostivari,  Istog,  Istog•,  Ka?anik,  Ka?aniku,  Kastrioti,  K?r?ova,  Klina,  Klin?,  Kumanova,  Leposaviq,  Leskovci,  Likova,  Lipjan,  Lipjani,  Malisheva,  Malishev?,  Manastiri,  Medvegja,  Mitrovica,  Mitrovic?,  Novob?rd?,  Obiliq• Rahovec,  Ohri,  Peja,  Pej?,  Podujeva,  Podujev?,  Presheva,  Prishtina,  Prishtin?,  Prizren,  Prizreni,  Rahoveci,  Sharri,  Sharri (Kosov?),  Shkupi,  Sht?rpca,  Sht?rpc?,  Shtime,  Sk?nderaj,  Struga,  Tetova,  Theranda,  Therand?,  Triumf Riza,  Veleshta,  Viti,  Vitia,  Vushtrri,  Vushtrria,  Zubin Potok,  Zubin Potoku,  Zvecan,  Zve?ani,Struga,Gostivari,Gostivar,Ker?ova,Tirana,Durr?si,Elbasani,Shkodra,Tuzi,Vlora, Kor?a,Fieri,Berati,Lushnja ,Kavaja,Pogradeci,La?i,Gjirokastra,Patosi,Kruja,Ku?ova,Kuk?si,Lezha,Saranda,Peshkopia,Burreli,C?rriku,?orovoda,Shijaku,Librazhdi,Tepelena,Gramshi,Poli?ani,Bulqiza,P?rmeti,Fush?Kruja,Kamza,Rr?sheni,Ballshi,Mamurrasi,BajramCurri,Erseka,Peqini,Divjaka,Selenica,Bilishti,Roskoveci,Puka,Memaliaj,Rrogozhina,Ura Vajgurore,Himara,Delvina,Vora,Kopliku,Maliqi,P?rrenjasi,Kruma, Libohova,Orikumi,Fush?-Arr?za,Sh?ngjini,Rubiku,Miloti, Leskoviku,Konispoli,K?lcyra,Krasta,K?rraba,Manastiri,Hara?ina,Likova,Prilepi,Zajazi,Vrap?ishti,Bogovin?,