Press Konferenca e Forcës – Pasojat e vendimeve të gabuara

May 19, 2009   | Lajmet / Vijesti

genc-nimanbegu_nenkryetar-i-forces-se-re-demokratike_19-05-2009

Ulqin , 19.05.2009
Nr: 188/09

Pasojat e vendimeve të gabuara kërcënojnë vendet e punës

Në situatën aktuale të ekonomisë së Malit të Zi dhe posaçërisht të Ulqinit, rënia e aktiviteteve ekonomike kohët e fundit shpeshherë ndërlidhet me krizën financiare botore, me këtë harrohet se vendimet e aprovuara në të kaluarën kan krijuar kushte që ekonomia e komunës dhe pikërisht shërbimet në sektorin e hotelerisë të jenë jashtë funksionit të saj themelor dhe pran shkatërrimit total.

Situata me të cilën me vite të tëra përballen ish-punëtorët e Rivierës së Ulqinit, dhe me ato edhe të punësuarit në Hotelin e dikurshëm “Galeb”, tani gërmadhë në qendër të qytetit, është drejtpërdrejt pasojë e vendimeve të gabuara rreth privatizimit të Qeverisë së Malit të Zi dhe vendimeve të dyshimta të ekzekutivit të komunës së Ulqinit.

Tani shfaqen pasojat të krijuara me mosrespektimin e Planit të privatizimit të Rivierës së Ulqinit nga ana e Qeverisë së Malit të Zi. Fillimisht Riviera e Ulqinit është dashur të privatizohet me anë të konkursit ndërkombëtarë nga partneri strategjikë, dhe si një ndërmarrje. Por ky privatizim e bë nga vetë Riviera e Ulqinit në Falimentim dhe Gjyqit ekonomik duke shitur objektet një nga një..

Në rastin e Hotelit Galeb, ka shumë shkelje të kontratës së shitblerjes, ku ndër të tjerat nuk është respektuar obligimi kryesor i Blerësit që investimet në vlerë prej mbi 15 milion euro të përfundojnë deri me 31.12.2008. Kjo shkelje e kontratës është flagrante dhe së bashku me mos përmbushjen e kontratave për investime në objektet tjera hoteliere të privatizuar, ka shkaktuar devastimin e objekteve dhe rëmje drastike të kualitetit të turizmit në Ulqin.

Është i pa arsyetueshëm vendimi i organeve kompetente të Komunës që e lejuan shkatërrimin e hotelit më të mirë dhe më të mirëmbajtur , të rindërtuar në vitin 1982, pa krijuar kushtet në planifikimin hapësinor që të ndërtohet hotel i ri.

Shtrohen pyetjet: Kush e ka dhënë pëlqimin të shkatërrohet hoteli i gatshëm që të presë turistët? Pse nuk ndërtohet? A ka menduar ndokush për fatin e punëtorëve të këtij hoteli dhe hoteleve dhe ndërmarrjeve tjera të falimentuara dhe të privatizuar?

Kompania Rokshped këto dite ka vendosur dhjetëra kioskë anë e mbanë Komunës së Ulqinit. Në bazë të çfarë planit , çfarë vendimit apo ndoshta është borxh i Komunës për rregullimin e fasadës së godinës së Komunës, apo janë marrë mjete finasiare nga kjo kompani për plane urbanistike  e janë shpenzuar për rroga dhe shpenzime tjera operative.

Urojmë që punëtorët e Galebit por edhe të gjithë të tjerët të Komunës së Ulqinit nuk do ta kenë fatin si punëtorët e Kripores, Primorjes etj. Fati i punëtoreve të Galebit dhe të gjithë të tjerëve nga Qeveria e MZ duhet të ketë të njëjtin tretman si fatet e punëtoreve të KAP-it.  Programi social i  KAP është në vlerë prej 41 milion euro,  apo prej 16 – 30,000 euro për të punësuar. Punëtorët e Galebit dhe të gjithë punëtorët tjerë të mbetur pa punë në Ulqin duhet të kenë tretman të barabartë me punëtorët tjerë të mbetur pa punë në vendet tjera të Malit të Zi dhe t iu ofrohen dëmshpërblime nga programet sociale. Ky është obligim i atyre që ushtrojnë pushtet si në nivel shtetëror ashtu edhe në nivel të Komunës.

Investitori Roshped duhet të dëshmoj përgjegjësi për mirëqenien e punëtorëve dhe familjeve të tyre. Kontrata e shitblerjes parapanë që 5 vite nuk do të ketë lëshime nga puna për arsye teknologjike. Duhet të mos harroj që Kuvendi i Ulqinit, në mandatin kur Forca kishte shumicën i ka jap pëlqimin për studim lokacioni për pompën e benzinit në Katërkollë.

Puntorët e Hotel “Galebit” janë jo vetëm të pakënaqur, por edhe të dëshpëruar. Nuk ashtë e mjaftueshme vetëm të merret rroga e garantuar edhe atë për një kohë të caktuar. Ato nuk janë pensionistë, por punëtor të kualifikuar dhe që kanë marr pjesë aktive në ndërtimin,promovimin dhe prezantimin e të gjitha vlerave turistike të Ulqinit.

Ndoshta edhe kompania “Rokshped” ka barriera, si e tërë ekonomia e Ulqinit. Nëse kjo qëndron edhe tek ato,le të deklarohen haptas dhe të tregojnë fajtorin e vërtet.

Përgjegjësinë për punëtorët e ish hotelit Galeb e kanë të ndarë edhe Riviera e Ulqinit , edhe Qeveria e Malit të Zi edhe vetë Komuna e Ulqinit. Të gjithë ato duhet të dalin në mbrojtje të drejtave të punëtoreve të që mos të kenë fatin e punëtoreve të KAP-it, të cilëve i premtohen pagesa me dhjetëra mijëra euro kurse punëtoreve të Galebit vetëm rruga.

Ulqin, 19, maj 2009-05-19

Genci Nimanbegu

Nënkryetar i Forcës së re Demokratike

Shërbimi Informativ i Forcës

Link i Hotel Galebit

YouTube Preview Image

2